Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Çarls Ponci, kush ishte “babai” i skemave piramidale

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant

Në vitin 1920, Çarls Ponci u zhvati qytetarëve të Bostonit 15 milionë dollarë në vetëm 8 muaj. Skema e tij e pasurimit të shpejtë, premtonte një kthim prej 50 për qind të investimit brenda 45 ditëve. Por mashtrimi u zbulua shpejt. Ponci përfundoi në burg, duke e stampuar emrin e tij në analet e historisë së krimit.

Po kush ishte Çarles Ponci? Lindi në Parma të Italisë në vitin 1883. Dihet shumë pak mbi vitet e para të jetës së tij. Vetë ai pretendonte se kishte nisur studimet në Universitetin La Sapienza në Romë, por nuk ishte diplomuar dot. Kur iu mbaruan paratë, Ponci emigroi në SHBA në vitin 1903.

“Unë zbrita në këtë vend me 2.5 dollarë në xhep, dhe 1 milion dollarë shpresa. Dhe këto të fundit nuk më braktisën kurrë”, do të rrëfente më vonë Ponci për median amerikane. Në tokën e mundësive, ai do të merrej në fillim me punë nga më të ndryshme, shitës në treg, pjatalarës dhe kamerier.

Disa kohë më vonë shkoi në Montreal të Kanadasë, ku nisi punë në një bankë. Aty vuri në zbatim për herë të parë skemën e tij mashtruese, duke bindur 40.000 njerëz që të investonin paratë e tyre në skemën e tij. Banka Zarosi në Montreal, që punonte kryesisht me emigrantët italianë, u fut shpejt në rrugën e falimentimit.

Në vitin 1907, policia kanadeze e arrestoi me akuzën e falsifikimit. Ai i kaloi 3 vitet e ardhshme në një burg të Kebekut. Manipuluesi karizmatik, arriti ta gënjejë të ëmën, duke mos i treguar se ishte në burg, por se po “punonte” në burg. Pasi u lirua, Ponci provoi një skemë tjetër për të bërë para.

Këtë herë, trafikoi 5 emigrantë italianë nga Kanadaja në SHBA. Por u kap sërish nga policia që e dënoi me 2 vjet në një burg në Atlanta. Në vitin 1919, Poncit i lindi një ide e re:do të hapte një gazetë që merrej me tregtinë ndërkombëtare, dhe që do të reklamonte bizneset.

Por kur Ponci aplikoi për një kredi, presidenti i bankës e refuzoi kërkesën e tij. Në gusht të po atij viti, Ponci u frymëzua nga një ide e re. Ai po lexonte letrën e një miku të tij spanjoll, që merrej me çështjet e tregtisë. Brenda, gjeti kuponin e një pulle postare.

Ai ishte lëshuar nga një zyrë postare spanjolle, dhe mund të kompensohej me një pullë postare në SHBA. Për shkak të një ndryshimi në monedhën spanjolle, vula e SHBA-së vlente 10 përqind më shumë sesa kishte paguar kolegu i Poncit. Ky i fundit, vendosi që ta shfrytëzonte këtë sistem. Ai do të blinte sasi të mëdha kuponash postarë në vendet me ekonomi të dobët, dhe do t’i konvertonte ato në vendet me ekonomi të forta.

Për shkak se kjo përcaktohej në traktatet ndërkombëtare, plani i Poncit nuk dukej se shkelte asnjë ligj. Ai e emërtoi skemën e tij, Shoqëria e Shkëmbimit të Letrave me Vlerë. Ponci vendosi të ftojë në të investitorë. Në fillim, trajnoi një skuadër agjentësh të shitjeve, që ia prezantuan skemën investitorëve të mundshëm.

Këta shitës, merrnin një komision prej 10 përqind për çdo investitor që arrinin të futnin në skemë, dhe punësuan “nën-agjentë” për të tërhequr akoma më shumë investitorë për një komision prej 5 për qind. Skema e Poncit, mbështetej në premisën e gabuar, se në vend se t’u kërkonte agjentëve të tij apo investitorëve pulla postare, ai thjesht do të merrte paratë e tyre për të paguar investitorët e mëparshëm.

Shumë investitorë, i investuan sërish fitimet e tyre në skemën e Poncit. Nuk kaloi shumë kohë, dhe italiani mblodhi 15 klientët e parë që investuan gjithsej 870 dollarë, dhe brenda 6 muajsh bindi rreth 20.000 investitorë t’i jepnin rreth 10 milionë dollarë.

Ai hapi zyra edhe në Nju Xhersi dhe Mein. Duke mashtruar mbi 40.000 investitorë, Ponci e bëri veten milioner në më pak se gjysmë viti. Në një artikull të datës 24 korrik 1920 të gazetës “Boston Post”, ai e portretizoi veten si një njeri të pasur por bujar.

“Unë nuk kam kënaqësi që të shpenzoj para për veten time. Pasi fitova milionin e parë, do të shpenzoj gjithandej për t’i bërë mirë njerëzve në botë”, shprehej ai. Në artikull thuhej se Ponci kishte një pasuri prej mbi 8.5 milionë dollarësh. Dy ditë më vonë, jashtë zyrës së tij u shfaqën dhjetëra investitorë të rinj.

Ai e përshkroi veten si një “magjistar” që mund ta shndërronte cilindo në një milioner brenda natës. Ndërkohë hetuesit federalë, nisën të auditojnë bilancet e kompanisë së Poncit, duke dyshuar se skema e tij shkelte ligjin. Në fund ishte vetë botuesi i tij ai që e tradhtoi.

Ponci e kishte punësuar Uilliam Mekmasterin për të promovuar kompaninë e letrave me vlerë. Ai zbuloi një ditë mashtrimin e Poncit. Pasi shqyrtoi të dhënat financiare, Mekmaster zbuloi se “të vetmet para që ai kishte në duar, ishin ato të marra nga investitorët, dhe fitimet e mëdha për të cilat ai fliste ishin mitike dhe joekzistente”.

Mekmaster shkoi në redaksinë e gazetës “Boston Post”, për të ekspozuar mashtrimet e Poncit. Më 2 gusht 1920, gazeta publikoi artikullin e Mekmaster më titull “Demaskimi i historisë fantastike të Poncit”. Pas disa ditësh agjentët federalë bastisën zyrën e Poncit.

Për habinë e tyre, ata nuk gjetën numrin e madh kuponave të pullave postare, që kërkoheshin për të paguar investitorët në mënyrë të ligjshme. Përkundrazi, ata zbuluan prova të një mashtrimi të madh. Ponci u arrestua dhe u akuzua për mashtrim, dhe qëndroi 3 vjet e gjysmë në burg.

Pasi u lirua nga një amnisti në vitin 1925, u dënua edhe 9 vjet burg për akuza të tjera të mashtrimit. Kur u lirua me kusht, Ponci u largua për në Florida nën një emër të rremë.

Në vitin 1934, u dëbua në Itali. Në moshën 42-vjeçare, Çarls Ponci ishte në një situatë të mjerë. Bashkëshortja e la, dhe pas një goditjeje në tru në fillim të vitit 1948, vdiq në një spital në Rio de Zhaneiro në Brazil me vetëm 75 dollarë në xhep. Që në atë kohë, emri i tij është shndërruar në një sinonim të mashtrimit.

 TIRANA TODAY

Tags: babaiÇarls PonciIshtekushpiramidaleskemave

TË LIDHURA

Bota

Irani reagon zyrtarisht pas deklaratave të Ramës për ndërhyrje të huaja në protestat për Zvërnecin

14:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani akuzon SHBA-në dhe Izraelin: Është shkelur armëpushimi

10:32 | 08/06/2026
Next Post

Meta takim me Komisionin e Venecias për Gjykatën Kushtetuese, kujton vitin 1998

Rasti i Jan Prengës/ Zbulohen prova të reja në afërsi të resortit "Golden"

Medical staff members wearing protective clothing arrive with a patient at the Wuhan Red Cross Hospital in China on Jan. 25. HECTOR RETAMAL/AFP via Getty Images

Pasojat e koronavirusit, në Wuhan dyshohet për djegie masive të të vdekurve







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani reagon zyrtarisht pas deklaratave të Ramës për ndërhyrje të huaja në protestat për Zvërnecin

by mirseda
14:33 | 08/06/2026
0

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Teheranin për përfshirje në një...

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur; autori arratiset pas të shtënave

14:28 | 08/06/2026

Në timon i dehur, rezultoi edhe shpërndarës droge, arrestohet 38-vjeçari në Fier

14:22 | 08/06/2026

Vrasja me armë zjarri në Paskuqan, ky është autori që i mori jetën 27-vjeçarit Ardian Baloshi

14:01 | 08/06/2026

Vrasja pranë Paskuqanit, policia: Konflikt për motive të dobëta, në kërkim autori

13:57 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com