Moderatori Arjan Çani ka deklaruar se shqiptarët nuk kanë sakrifikuar për të drejtën e shenjtë të votës.
I ftuar në emisionin “Open”, Çani u shpreh se vetëm në momentin kur në Shqipëri të ketë të vrarë për të drejtën e votës e jo për parti, atëherë vendi do të ketë shpëtuar.
“Kur në këtë vend do të vijë dita që do të ketë të vrarë për të drejtën e votës, atëherë ky vend do të ketë shpëtuar. Kur them të vrarë flas për njerëz që ngrihen në protestë për të arritur këtë kauzë që është e drejtë. Ju mendoni që mund t’i fitoni këto të drejta dhe këto liri pa sakrifica?
Cilët popuj kanë fituar liritë për tu zgjedhur pa sakrifica? Kjo fitohet me sakrifica jo duke ndenjur në tavolinë. Këtu po flasim për gjëra të shenjta siç është e drejta e votës. Ky është një vend qesharak. Kur të vijë dita që do ketë të vrarë për të drejtën e votës do them se ky vend do shpëtojë”, tha Çani.