Kryesore

“Jam i zënë”, Meta reagon pas përgjigjes së Ramës: Të pres nga ora 5 e mëngjesit deri…


               Publikuar në : 22:39 - 26/06/19 Enno

Kryeministri Edi Rama refuzoi ftesën e presidentit Ilir Meta për të zhvilluar një takim ditën e nesërme për të diskutuar mbi krizën politike. Rama u shpreh se nuk ka kohë dhe se është i zënë pasi është më 30 qershor do të zhvillojë zgjedhjet lokale.

Por Presidenca ka reaguar sërish duke i dërguar një mesazh Ramës, ku i thotë se e pret nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, derisa kryeministri të gjejë kohën.

Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.

Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT