Politikë

Cakaj takon komisionerin e PE: Do vijojmë punën për reforma modernizues


               Publikuar në : 21:28 - 09/12/19 B H

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me Komisionerin e sapozgjedhur për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Në takimin e mbajtur në Bruksel mësohet të jetë diskutuar për përmbajtjen e metodologjisë së re të negocimit dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Olivér Várhelyi ka ndarë të njëjtin mendim si Cakaj se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme teknike për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim.

Ndërkohë pas takimit, përmes një postimi në Facebook, Cakaj tha se:

“Pavarësisht shtyrjes së vendimit dhe procesit të reformimit të metodologjisë së negociimit, Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për reforma modernizuese dhe transformime demokratike!”

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT