Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Bilanci/ Shkon në 782 numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bilanci/ Shkon në 782 numri i rasteve me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus në Shqipëri.

Mësohet se 5 raste janë regjistruar në Tiranë dhe 4 në Krujë. Kështu shkon në 782 numri total i personave të infektuar në të gjithë vendin.

Deri më tani në Shqipëri janë shëruar gjithsej 488 persona, ndërsa 263 raste janë ende aktive në vend. Sipas MSH, aktualisht në dy spitalet COVID ndodhen të shtruar 33 pacientë të infektuar, ndërsa 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Kujtojmë se koronavirusi i ka marrë jetën 31 personave në Shqipëri.

Deklarata e plotë e Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik:

Si çdo ditë, Ju informojmë për situatën e deritanishme të përhapjes së COVID19 në vendin tone. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 245 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në dy bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar pozitivë prekur dhe në Krujë kemi 4 të prekur.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 782 qytetarë. Prej tyre janë 488 të shëruar.

Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Harta e të shëruarve është zgjeruar në të gjithë vendin. Për këtë arsye, përvec zonave që kanë qenë të paprekura nga COVID 19, është zgjeruar harta e zonave të gjelbërta, edhe me ato bashki që momentalisht paraqesin risk më të ulët të transmetimit të infeksionit.

Aktualisht në vendin tonë janë 263 pacientët aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 33 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ky është nje tregues që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spitale.

Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:

Bashkia Raste Aktive
Tiranë 100
Shkodër 24
Krujë 93
Durrës 0
Fier 1
Kurbin 27

Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 8
Lezhë 1
Has 0
Kavajë 0
Lushnje 1
Vlorë 0
Pukë 0
Mirditë 2
Rrogozhinë 0
Tropojë 0
Berat 2
Mallakastër 0
Mat 1

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.
Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar, vigjilenca duhet të jetë maksimale.

Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.

Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.

 

Tags: koronavirusMinistria e Shendetesiserasteshqiperi

TË LIDHURA

“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit
Aktualitet

“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit

15:52 | 11/07/2025
Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj
Aktualitet

Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

15:47 | 11/07/2025
Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli
Aktualitet

Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli

15:44 | 11/07/2025
Next Post
“Rama ik”/ Kryeministri pritet me protesta në Fier, ndërhyn policia

“Rama ik”/ Kryeministri pritet me protesta në Fier, ndërhyn policia

Depozitat të qëndrueshme në mars, ndryshe nga kreditë nuk ndikohen nga koronavirusi

Depozitat të qëndrueshme në mars, ndryshe nga kreditë nuk ndikohen nga koronavirusi

Mbarimi i mandatit/ Dvoranit i jepet kohë për të paraqitur argumentet

Mbarimi i mandatit/ Dvoranit i jepet kohë për të paraqitur argumentet

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit
Aktualitet

“Kush mban përgjegjësi?”/ Lirimi i hapësirave publike, flet Këshilltari i PD: Detyrë e bashkive, jo e Kryeministrit

by mirseda
15:52 | 11/07/2025
0

I ftuar në një studio televizive, Teliti deklaroi se lirimi i hapësirave publike është një detyrë normale...

Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool

Brentford e gatshme të rikthejë në Premier League ish kapitenin e Liverpool

15:49 | 11/07/2025
Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

Zjarr në fshatin Malas Gropë në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

15:47 | 11/07/2025
Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli

Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja deklaratë: Paaftësi profesionale e prokurores Gjeli

15:44 | 11/07/2025
Prishja e ndërtimeve pa leje/ Tensione në Theth! Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Tensione në Theth! Goditen me molotov fadromat e IKMT, policia në ndjekje të autorëve

15:43 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com