Mbarimi i mandatit/ Dvoranit i jepet kohë për të paraqitur argumentet

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani do të ketë disa ditë kohë për të formuluar argumentet e tij ligjore, për dhënie mendimi lidhur me mbarimin e mandatit të tij.

Mësohet se Dvorani ka kërkuar shtyrjen e afatit të kohës së dhënë nga KLGJ, kërkesë kjo që u pranua me vendim qarkullues.

Edhe pse nuk ka ende një datë fikse, mbledhja e radhës e KLGJ-së mund të mbahet ditën e martë. Kujtojmë së presidenti Meta dërgoi pak ditë më parë një letër në Gjykatën e Lartë dhe KLGJ ku konstatonte mbarimin e mandatit të Dvoranit si anëtar në GJL.

Dvoranit i ka mbaruar mandati që në 2014, por ka qëndruar në detyrë prej vakumit në GJL, derisa mbeti dhe si anëtari i vetëm i saj si pasojë edhe kreu i KED.