Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Berisha: Të ngremë PD në piedestalin që meriton! Rama e ndjek LIVE në Facebook

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Berisha: Të ngremë PD në piedestalin që meriton! Rama e ndjek LIVE në Facebook

Ish-lideri i PD-së ka nisur fjalën e tij mes brohoritjeve të delegatëve dhe mbështetësve të PD-së në stadiumin “Air Albania”. Ai e konsideroi Kuvendin si monument të lirisë dhe të rithemelimit të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar po ndiqet live në “Facebook” nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë është kapur njësoj si kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke ndjekur LIVE ish-kryeministrin Berisha.

“Ta shndërrojmë sot në partinë e idealeve tuaja, në partinë e vlerave konservatore, në partinë e interesit kombëtar, të integrimit të fuqishme euroatlantik. Kjo forcë politike që nesër në pushtet të vendosë në shoqëri vlerat më të mëdha, më të çmuara. Të rivendosë dinjitetin njerëzor, familjen shqiptare dhe vlerat e saj, ekonominë e tregut, pronën, qeverisjen e vogël, taksat e ulëta, rritjen e rrogave dhe pensioneve. Do të ketë në epiqendër shtetin ligjor, barazinë para ligjit. Të gjithë nën ligj.

Kjo është thirrja juaj sot nga ky Kuvend i pashembullt në histori. Ky Kuvend sjell PD në themelet e saj si forcë politike, evokacionin perëndimor të kombit shqiptar, si forcë politike të interesit kombëtar që sot vuan.

Më lejoni të përulem me mirënjohje të pakufishme ndaj studentëve, dhe studentëve të dhjetorit ’90 që u ngritën si luanë me kryeprijësin e tyre Azem Hajdari dhe zhvilluan një betejë që ngjasonte me atë të David kundër Golias.

Në një anë studentët dhe në anën tjetër diktatura me tanke. I përshëndes me mirënjohje të gjithë ata që themeluan PD që përmbysën diktaturën në Shqipëri dhe që me përkushtim hodhën themelet e rendit të ri demokratik. Më lejoni të përshëndes të gjithë ata të cilët në kulmin e rebelimit komunist në vitet ’97 qëndruan të pamposhtur dhe u përballën me rebelimin dhe me frymën e bashkimit. PD u rikthye në pushtet dhe në 8 vite ndryshoi këtë vend më shumë se të gjithë 10-vjeçarët para saj.

Sot nga kjo platformë dua të përshëndes forcat konservatore në Europë dhe botë, në SHBA e kudo. Kuvendi ynë sot është ngjarja historike për ata dhe konservatorët kudo në botë sepse mblidhet si kuvend shpëtimtar. I vendosur të rrëzojë narkoshtetin dhe i vendosur të ngrejë PD si parti konservatorë në piedestalin që meriton, duke u përballur me mafien më të rëndësishme, të interesave Gorge Soros”, tha Berisha.

Tags: bashaBerishakuvendi

TË LIDHURA

Sot nis rinumërimi në Durrës/ Betejë e ashpër në kampin blu, në lojë edhe votat e diasporës
Politikë

Sot nis rinumërimi në Durrës/ Betejë e ashpër në kampin blu, në lojë edhe votat e diasporës

08:41 | 03/07/2025
Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve
Politikë

Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve

08:39 | 03/07/2025
Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve
Aktualitet

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve

08:35 | 03/07/2025
Next Post
Berisha mbyll sytë, nuk voton shkarkimin e Bashës

Berisha mbyll sytë, nuk voton shkarkimin e Bashës

“E dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA…”, Berisha sulmon Yuri Kim

"E dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA…”, Berisha sulmon Yuri Kim

“S’do ndalem!”, Berisha sfidon DASH: Dërgoni provat kundër meje në Paris

“S’do ndalem!”, Berisha sfidon DASH: Dërgoni provat kundër meje në Paris

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Sot nis rinumërimi në Durrës/ Betejë e ashpër në kampin blu, në lojë edhe votat e diasporës
Politikë

Sot nis rinumërimi në Durrës/ Betejë e ashpër në kampin blu, në lojë edhe votat e diasporës

by mirseda
08:41 | 03/07/2025
0

Pas përfundimit të rinumërimit të kutive në Tiranë dhe Fier, sot në orën 09:00 në Pallatin e...

Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve

Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve

08:39 | 03/07/2025
Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve

Prej tre ditësh vijon djegia e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, tymi toksik vë në rrezik jetën e qytetarëve

08:35 | 03/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Optimizëm dhe pozitivitet, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë të horoskopit

08:32 | 03/07/2025
Midis Farage dhe Ramës, u qëlluan fjalë, por u “plagosën” njerëz

Midis Farage dhe Ramës, u qëlluan fjalë, por u “plagosën” njerëz

08:30 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com