Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Berisha sulmon “Open Balkan”, paralajmëron protesta të tjera

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-kryeministri Sali Berisha, në protestën e thirrur prej tij përpara Kryeministrisë, e cilësoi nismën “Open Balkan” si një përpjekje për të shtrirë hegjemoninë serbe në rajon, duke cënuar në këtë mënyrë interesat kombëtare të shqiptarëve.

Ish-kreu i qeverisë theksoi se edhe në letrën që Rama-Vuçiç e Zaev i dërguan sot Brukselit, nuk flitej për shtete të pavarura, e sipas tij, kjo nismë vendos Kosovën në “darë armiqësore”. Ai tha më tej se ky projekt nuk synon gjë tjetër, veçse influencës serbe në rajon.

“Qytetarë shqiptarë, demokratë e demokrate, në këtë Bulevard në Shqipëri dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet më vëllazërore në këtë protestë me të cilën ne ngrihemi fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar, të shoqërisë shqiptare. Ne jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazmë të aleancës triraterale Beograd-Tiranë-Shkup, apo të treshes Vuçiç dhe vasalët e tij, Rama dhe Zaev. Kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal e kundërta është e vërtetë.

Ne jemi, kemi qenë dhe do të mbetemi të angazhuar për një bashkëpunim të frytshëm rajonal, në kuadër të integrimeve Evropiane dhe Euroatlantike. Kjo është një protestë kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit. Kjo protestë është kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja-Hercegovina, Mali i Zi e Kosova.

Është shpallur si kërcënim nga Kroacia. Ky projekt nuk synon gjë tjetër veçse influencës serbe në rajon. Ne jemi kundër këtij projekti, sepse historia ka faktuar se një nga dështimet e mëdha në Ballkan dhe Evropë ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në gadishullin tonë.

Në fillimet e tij, ky projekt rindërtoi hartën e rajonit, duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur. Më vonë, projekti mori emrin “Ballkani i Hapur”, për të nderuar autorin apo propagandistin e shoqërisë së hapur i cili nuk ngurronte të promovonte ndarjen e Kosovën mbi bazën e linjave etnike të pastërta. Miqtë e mi, sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh, sepse mini-“Ballkani i Hapur” është projekti me të cilin Buçiç dhe Rama kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore.

Në projektin djallëzor të projektit të “Ballkanit të Hapur”, është një përpjekje aventuriere për të kundërshtuar nismën e Berlinit. Lexoni letrën e tyre të sotme që këta aventurierë i drejtuan Brukselit, në asnjë rresht e vend nuk flasin për vende të pavarura, të barabarta. Në asnjë vend e fjalë e rresht nuk bëhet fjalë për popuj sovranë, por për popuj në konceptin e vjetër Jugosllav”.

Ish-kryeministri Sali Berisha, paralajmëroi protesta të tjera. Ai tha se demokratët dhe shqiptarët do jenë në shesh, deri në rrëzimin e narko-shtetit.

“Do protestojmë deri sa të çlirojmë Shqipërinë nga narko-shteti. Të rikthejmë shpresën dhe të ardhmen për shqiptarët, kudo që janë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët. Zoti bekoftë flamurin tonë kombëtar”, deklaroi Berisha.

 

Tags: Berishakryeministriaprotesta

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Snajperët në ndërtesa, ekstremistët planifikojnë devijimin në kolonën e Vuçiçit

Mediat serbe “djegin” Tiranën, takimi i tre liderëve do zhvillohet në Elbasan

Pasaportat më të fuqishme në 2022/ Kryeson SHBA, Shqipëria në vendin e 89







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com