E enjte, 3 Dhjetor, 2020
14 C
Tirana

BE nuk duhet t’ia mbyllë derën vendeve të Ballkanit Perëndimor

Më të lexuarat

“Je një shtrigë”, Rama nuk ia përton drejtoreshës së shkollës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër shkollë në Durrës, e cila u rindërtua pasi u dëmtua nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të...

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

UEFA përzgjedh stadiumin ”Air Albania” për finalen e madhe europiane

Për herë të parë në histori Tirana dhe Shqipëria futet në hartën e zhvillimit të aktiviteteve më të mëdha europiane të futbollit. Edicioni i parë...

Nikollë Lesi: Rama ka blerë gazetarët VIP me thasë me euro, Gjekmarkaj shembull

Gazetari Nikoll Lesi, ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij Agron Gjekmarkaj, për të cilin ka folur me superlativa. Në një shkrim në gazetën...

27 vite nga vrasja e Pablo Eskobar, trafikanti nr. 1 i të gjitha kohërave

Karrierën kriminale e nisi në rrugët e qytetit të tij Medelin, kur ishte adoleshent. Vidhte makina, gurrë varresh, cigare, apo rrëmbente njerëz në këmbim...

Kurohej në Turqi prej COVID-19, ja çfarë po ndodh me trajnerin Gega

Trajneri i Kukësit Skënder Gega, ia ka dalë të mposhtë koronavirusin dhe sot pritet të kthehet në Shqipëri. Tekniku i nënkampionëve të vendit, ka...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

Silva Bino: Nuk e kemi kaluar më të keqen, nesër mblidhemi me Komitetin Teknik

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me...

Nga: Linas Linkevičius “European Western Balkans”

Pas disa muajsh, udhëheqësit e Bashkimit Evropian, do t’i rikthehen diskutimeve mbi çështjen e hapjes ose jo të negociatave për anëtarësimin në union të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një gjë është e sigurt:ndërsa po diskutojmë mbi këtë çështje, në lojë është besueshmëria jonë.

Tashmë e humbëm një shans në tetor të këtij viti. Vonesat e mëtejshme, mund të çojnë në një spirale rënëse, që mund të sabotojë reformat dhe përparimin e arritur vitet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Një kthesë e tillë e ngjarjeve, do të ishte kundër interesit tonë të përbashkët, për një Evropë të zhvilluar, të sigurt dhe të bashkuar.

Ndërsa po shkojmë drejt fazës tjetër të diskutimeve, ne nuk mundet dhe s’duhet të shpërfillim mençurinë e liderëve të dikurshëm të BE-së. Ata e dinin saktësisht se çfarë ishin duke bërë, për promovimin e projektit evropian. Në vitin 2003, vendimet e Samitit Selanikut, e hapën Bashkimin Evropian drejt demokracive aspirante të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Që atëherë, në këto vende janë kryer reforma të dhimbshme, është forcuar sundimi i ligjit, janë hapur më shumë ekonomitë, shoqëritë dhe kufijtë.

Maqedonia e Veriut, e ndryshoi emrin e saj dhe nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, për të garantuar të ardhmen e saj në tryezën e negociatave me Bashkimin Evropian. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, kanë shënuar arritje të dukshme në përafrimin e politikave të tyre të jashtme me ato të Bashkimit Evropian.

Ato kanë arritur të frenojnë nacionalizmin dhe populizmin. Ç’është më e rëndësishmja, Komisioni i BE-së arriti në përfundimin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, i kanë përmbushur kushtet për nisjen e bisedimeve.

“Pa prit pak”- mund të thotë dikush, “projekti i Bashkimit Evropian, po shoqërohet në vetvete nga një mori sfidash të brendshme”. Kjo është e vërtetë. Dhe po, procesi i pranimit në union ka nevojë për ndryshim, dhe kjo do të marrë kohën e vet. Po, një Evropë pas Brexit, duhet të ripërcaktojë ekuilibrat e saj.

Thënë këtë, pikëpamja euroskeptike që e refuzon rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, nuk është rruga e duhur. Shanset që kemi sot në dorë, nuk do të jenë aty për një kohë të gjatë. Ndërsa shtyjmë vazhdimisht vendime të tilla, ne rrezikojmë të humbasim përparimin e rëndësishëm që ka ndodhur në Ballkanin Perëndimor, dhe që e ka shndërruar tërësisht administratën publike, politikën, gjyqësorin dhe shoqëritë e rajonit.

Injorimi i shenjave paralajmëruese, siç është thirrja nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas refuzimit të BE-së për të nisur bisedimet e anëtarësimit, mund të ketë një kosto të rëndë. Serbia po e kthen gjithnjë e më shumë kokën nga Kina dhe Rusia.

Lexo edhe :   BE pas Covid-19 më e fortë, jo më e dobët
Lexo edhe :   BE pas Covid-19 më e fortë, jo më e dobët

Vetëm muajin e kaluar, ajo nënshkroi një marrëveshje me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, të udhëhequr nga Rusia. Moska ka joshur ndërkohë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kina është duke u bërë investitorja e vetme më e madhe në disa nga vendet e Evropës Jugore. Nacionalizmi i “fjetur”, mund të zgjohet befas në Ballkanin Perëndimor. Le të mos harrojmë se aty ku nuk veprojmë ne, dhe ku nuk dëshmojmë lidership, do të hyjnë të tjerët për të mbushur boshllëkun. Dhe pasojat, mund të mos jenë ato që do të dëshironim.

Ndërsa po shkojmë drejt fazës tjetër të diskutimeve, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, parimi udhëzues kryesor duhet të jetë ‘Europa non delenda est’, Evropa nuk mund të shkatërrohet. Prandaj, le të ecim përpara drejt Samitit BE-Ballkan Perëndimor në majin e vitit 2020, me një vizion të qartë për një Evropë të bashkuar.

Le të ulim të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor në tryezën e bisedimeve, duke i ndihmuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Hapja e negociatave të anëtarësimit, do t’i jepte mundësi BE-së të forconte dhe ripohonte rolin e saj, si një forcë transformuese pozitive.

Fillimi i procesit të pranimit në BE, nuk është një privilegj. Ai është një përgjegjësi, dhe sjell përfitime të ndërsjella për të dyja palët, për vendet aspirante të etura të sigurojnë qëndrueshmërinë e reformave të tyre, dhe për besueshmërinë e BE-së.

Në qershorin e këtij viti, liderët evropianë ranë dakord për një Axhendë të Re Strategjike për vitet 2019-2024, duke rikonfirmuar praninë e BE-së në skenën globale. Edhe për këtë, ne kemi nevojë për një BE të bashkuar, të fortë dhe gjithëpërfshirëse, të udhëhequr nga shembulli, dhe të vërtetë në raport me angazhimet që merr.

BE duhet t’i qëndrojë pranë aleatëve të saj, dhe të mbështesë miqtë e vet. Ne kemi fqinjë që ndajnë vlerat tona të përbashkëta evropiane, dhe vazhdojnë të shënojnë përparime në zbatimin e reformave të dakordësuara. Respektimi i angazhimeve tona ndaj tyre, është diçka thelbësore. Nëse nuk mundemi të respektojmë angazhimet tona në rajonin pranë shtëpisë, besueshmëria jonë si aktore globale do të vihet në rrezik të madh. Zgjedhja është në dorën tonë. Mbyllja e dyerve ndaj miqve tanë, nuk është një opsion. Përkundrazi, le t’i hapim dyert ndaj atyre që aspirojnë të jenë, të veprojnë dhe besojnë si ne./TIRANA TODAY

Shënim: Linas Linkevičius, është Ministër i Punëve të Jashtme të Lituanisë që nga viti 2012.

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama mbledhje urgjente në Ministerialin e OSBE: Bëj thirrje për bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të radhës në OSBE, ka marrë fjalën në nisje të Ministerialit të kësaj organizate. Rama u shpreh...

Vaksinat janë gati, por si do të shpërndahen tek miliarda njerëz?

Nga: Liz Breen & Sarah Shifling “The Conversation” Vaksina Pfizer/BioNTech, sapo është aprovuar për përdorim të gjerë në Britaninë e Madhe dhe qeveria ka urdhëruar...

E FUNDIT/ Kapshtica do qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të jetë e mbyllur deri në datën 14 dhjetor. Në vijim të masave të marra nga qeveria...

Prostitucion në qendër masazhi, si rekrutoheshin vajzat në rrjetet sociale

Blutë e Tiranës kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit, dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion. Në...

“S’kishim lekë për operacionin e mamit”, këngëtarja prek me historinë familjare

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka ndarë me publikun disa çaste mjaft të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Pavarësisht buzëqeshjes rrezëllitëse që na...