Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

BE-ja konfirmon: Dialogu Kosovë-Serbi do të vijojë nesër

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
BE-ja konfirmon: Dialogu Kosovë-Serbi do të vijojë nesër

Bashkimi Evropian ka njoftuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të enjten në ora 16:00. Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të lehtësohet nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Për shkak të kufizimeve që lidhen me pandeminë e koronavirusit, hyrja për media në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) nuk do të jetë e mundur.

Do të jetë ky takimi i parë me praninë fizike të pjesëmarrësve në dialog, pasi të dielën që shkoj ata patën një konferencë virtuale.

Në BE tashmë konsiderojnë se dialogu ka rifilluar. Zyrtarët evropianë thonë se palët kanë rënë dakord për agjendën e dialogut, por nuk japin hollësi se cilat tema pritet të jenë në rend dite.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë më 12 korrik se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhën çështjet me Serbinë.

“Ne në këtë proces hyjmë për vetëm një qëllim e që është njohja reciproke dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, tha Hoti.

Kosova dhe Serbia po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, siç ka thënë ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak gjatë një vizite në Prishtinë, duhet të jetë e qëndrueshme, e pranueshme për rajonin dhe BE-në, por që do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së u ndërpre në nëntor 2018, pasi Qeveria e Ramush Haradinaj vendosi taksën prej 100 për qind për mallra të importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Taksa u shfuqizua më pas, dhe qeveria e Avdullah Hotit hoqi masat e reciprocitetit të paraqitura nga ish-qeveria e Albin Kurtit, me qëllim të vazhdimit të dialogut. /evropaelire

Tags: beDialogukosoveserbi

TË LIDHURA

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak
Aktualitet

Çështja e Presidentit/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

21:15 | 16/04/2026
Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së
Aktualitet

Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

20:33 | 16/04/2026
Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë
Aktualitet

Bie zjarri në banesë, 3 viktima në Malishevë

20:00 | 16/04/2026
Next Post
Kanye West tërhiqet nga gara për president të SHBA (FOTO)

Kanye West tërhiqet nga gara për president të SHBA (FOTO)

Infektohet drejtoresha e ISHSH-së, shtrohet tek Sanatoriumi

Infektohet drejtoresha e ISHSH-së, shtrohet tek Sanatoriumi

Nuk ua mban xhepi të bleni maskat? Ja si ti krijoni në shtëpi pa asnjë kosto

Nuk ua mban xhepi të bleni maskat? Ja si ti krijoni në shtëpi pa asnjë kosto







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit
Bota

Merr fund bllokimi, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

by mirseda
15:11 | 17/04/2026
0

Irani ka rihapur ngushticën strategjike të Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim...

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

GJKKO gjobit Bardh Spahinë, nuk zbatoi vendimin e gjykatës për kthimin në detyrë të ish drejtorit

15:07 | 17/04/2026
Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

Spikat Laçi-Pogradeci, çfarë rezervon java e 31-të në Kategorinë e Parë

14:59 | 17/04/2026
Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

Rrëfimet drithëruese në sallën e gjyqit, prokurorja tregon dëshminë e djalit të madh të Liridonës

14:52 | 17/04/2026
Bordi i Transparencës me vendim të ri, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe benzinës

14:38 | 17/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com