Dy fëmijë dhe babai i tyre kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një banesë në Malishevë.
Viktimat janë të moshave 9,12 dhe 35-vjeçare.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa Prokuroria ka konfirmuar se janë duke vazhduar hetimet. Me urdhër të prokurores, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Mësohet se babai me 4 fëmijë jetonte në banesat sociale, ndërsa në kohën kur ka shpërthyer zjarri, dy nga fëmijët nuk ndodheshin aty.
Krerët e institucioneve kanë shprehur keqardhjen dhe kanë ngushëlluar familjen dhe të afërmit e viktimave.















