E shtunë, 26 Shtator, 2020
16 C
Tirana

Basti i Donald Trumpit me Ballkanin

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

Ç’po ndodh në Kinë? Merr flakë laboratori gjigant i kërkimeve 5G

Laboratori kërkimor dhe i zhvillimit i gjigantit kinez të teknologjisë “Huawei Technologies” në qytetin jugor të Dongguan është përfshirë nga flakët. Re të mëdha...

Nga: Nina Markovic Khaze & Perparim Xhaferi “Lowy Institute”

Njëzet e pesë vjet pas ndërmjetësimit të Marrëveshjeve të Paqes në Dejton, që i dha fund konfliktit boshnjak, lufta më e përgjakshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Uashingtoni po vepron sërish si një garantues de fakto i sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo lëvizje vjen përkundër 7 viteve përpjekjeve (që janë në vazhdim) ndërmjetësuese të drejtuara nga Bashkimi Evropian, për të gjetur një zgjidhje gjithëpërfshirëse “në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe legjislacionin e BE” në konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës (që të dy vende aspirante për anëtarësim në BE), që premton të sigurojë një themel për një paqe të qëndrueshme në rajon.

Më 4 shtator, udhëheqësit nga Beogradi dhe Prishtina nënshkruan dy marrëveshje të ndara mbi marrëdhëniet ekonomike mes tyre në Shtëpinë e Bardhë në praninë e presidentit amerikan Donald Trump.

Shtëpia e Bardhë i përshkroi ato si “marrëveshje realisht historike”. Ato njihen tani si Marrëveshjet e Uashingtonit për Normalizimin e Raporteve Ekonomike Serbi-Kosovë, dhe ato garantojnë praninë dhe rolin e SHBA-së në Ballkan për një kohë të gjatë.

Kjo lëvizje qëndron në kontrast të plotë me një njoftim të diskutueshëm të kohëve të fundit të tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania, që shkaktoi shqetësim në qarqet evropiane të mbrojtjes.

Në korrik të këtij viti, Trump njoftoi se rreth 12.000 trupa amerikane do të zhvendosen nga Gjermania në vende të tjera, në mënyrë që ta ndëshkojë Berlinin për shkak “të mos-shpenzimit të mjaftueshëm në mbrojtje”.

Ky akt tepër domethënës, në kushtet kur SHBA po e zhvendos selinë e saj të Komandës Evropiane nga Shtutgarti në Gjermani në Mons të Belgjikës, një lëvizje kjo që kushton miliarda dollarë. Edhe komanda e trupave të saj në Afrikë, aktualisht në Shtutgart (që nga viti 2008), është planifikuar të zhvendoset diku tjetër.

Po çfarë llogaritjesh ekzistojnë pas ndërmjetësimit të Trump në marrëveshjet e ashtuquajtura “pa marrëveshje” Serbi-Kosovë? Për Serbinë, ato ishin të fundit nga 4 draftet e mundshme, pasi i pari kërkonte njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Kjo mund t’i ketë përmirësuar shanset e Trumpit për të fituar Çmimin Nobel për Paqe, të cilin ai dihet se e lakmon.

Të dyja marrëveshjet përfshinin 16 pika secila, dhe ishin pothuajse identike, përveç pikës së fundit, ku Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në Jerusalem, dhe të Kosovës që njeh si shtet Izraelin, duke rënë kësisoj dakord që të çelë ambasadën e vet në Jerusalem.

Kjo lëvizje nuk u mirëprit nga Bashkimi Evropian, zëdhënësi i të cilës e përshkroi atë si një “çështje shqetësuese dhe që ishte për të ardhur keq”. E menjëhershme ishte njohja e Kosovës nga kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, që deklaroi se Kosova është vendi i parë me shumicë myslimane që hap ambasadën e saj në Jeruzalem, duke shkaktuar reagimin e Serbisë se kjo gjë nuk ishte e pranueshme.

Lexo edhe :   Bashkimi Evropian fton Kosovën dhe Serbinë për dialog në Bruksel
Lexo edhe :   Spanja: Në gjendjen aktuale, nuk ndryshojmë qëndrim për pavarësinë e Kosovës

Ndërsa me gjasë ishte e papritur që Izraeli të shndërrohej në një pikë të diskutueshme midis Beogradit dhe Prishtinës, disa pika të tjera u përfshinë papritur në këto marrëveshje.

Njëra është angazhimi si i Beogradit ashtu edhe Prishtinës për të ndalur instalimin e rrjetit 5G (që në Serbi do të kryhej nga kompania kineze Huauei), dhe gjithashtu shpallje  Hezbollahut një organizatë terroriste.

Marrëveshja shmang mundësinë e shkëmbimeve territoriale midis Serbisë dhe Kosovës, një propozim që bëhet nga palë të ndryshme në negociata, por që kritikohet nga administrata e SHBA-së dhe nga vendet kryesorë të BE-së.

Ndërkohë ajo i angazhon të dyja palët të ndajnë mes tyre burimet energjetike, dhe të zbatojnë marrëveshjen e transportit. Fondi Amerikan i Zhvillimit, me një mbështetje prej rreth 60 miliardë dollarësh të garantuar nga korporatat dhe bankat amerikane, do të çelë shumë shpejt zyrat e tij në Ballkanin Perëndimor.

Kjo mund të sfidojë potencialin e projektit kinez të Rrugës së Mëndafshit që shtrihet edhe në Ballkan, duke investuar mbi një hekurudhë Serbi-Kosovë dhe autostradën për në Prishtinë. Qeveritë në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri i kanë duartrokitur këto marrëveshje ekonomike.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po e përshkruan marrëveshjen si një sukses, duke u përpjekur ta sigurojë popullin serb se në fund Kosova nuk u njoh si e pavarur… Për kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, ky është një hap vendimtar përpara drejt njohjes politike.

Por Vuçiç u zotua të mos bëjë fushatë gjatë vitit të ardhshëm për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, teksa Kosova premtoi të ndalë kërkimin e anëtarësimeve në organe ndërkombëtare të tilla si OKB për 12 muaj. Sa i përket kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, ky është një hap vendimtar përpara drejt njohjes politike të Kosovës.

Ndërsa është ende e paqartë se si do të pritet në Pekin roli i ri i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor në Pekin, Vuçiç kreu një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin pasi firmosi marrëveshjet, duke e siguruar për angazhimin afatgjatë të Serbisë për një partneritet strategjik me Rusinë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kritikoi në biseda të ndara telefonike me Vuçiç dhe Thaçin, lëvizjen e Serbisë dhe Kosovës për të hapur ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Marrëveshjet e Uashingtonit do të vazhdojnë të prezantohen si suksesi i dytë i madh për administratën Trump pas ndërmjetësimit të marrëveshjes mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelin, pas së cilës Trump u nominua zyrtarisht si kandidat për Çmimin Nobel për Paqen.

Çështja është nëse kjo marrëveshje do të llogaritet si një hap vendimtar përpara në forcimin e politikës së jashtme të administratës Trump, pas zgjedhjeve të nëntorit.

Burimi i lajmit: https://www.lowyinstitute.org/the-interpreter/trump-s-gambit-balkans

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rrëzimi i avionit dhe 26 viktimat, Presidenti i Ukrainës e shpall këtë të shtunën ditë zie

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në zonën ku një aeroplan ushtarak i Ukrainës u rrëzua. Të shtunën, autoritetet thanë se kanë gjetur edhe...

Stresi konfirmohet pozitiv me koronavirus

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, bëhet artisti i radhës që konfirmon se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka...

Reshjet e dendura/ Xhaçka: Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, doli në një deklaratë për mediat mbi situatën në vend për shkak të motit të keq. Ministrja paralajmëroi se intensiteti...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

Veprimi i papritur i Turqisë ‘ndez gjakrat’ në Egje

Rriten sërish tensionet në Egjeun Lindor, teksa Turqia ka lajmëruar për një stërvitje me zjarr real të marinës së saj në zonën mes ishujve...