Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka reaguar lidhur me super operacionin që solli shkatërrimin e grupi të mirë organizuar të trafikut të drogërave të forta.
Ai e nis statusin e tij në Faceboook duke nënvizuar se diçka po lëviz. Hetimet kanë nisur në vitin 2015, dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 ton kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga policia.
Hetimet janë drejtuar nga prokurorët italianë, dhe në total janë arrestuar 20 persona, mes tyre shumë shqiptarë.
Statusi
ME NE FUND DIÇKA PO LEVIZ…
Nje superoperacion nderkombetare kunder boseve te trafikut te kokaines, eshte ne vijim e siper ne Spanje, Hollande, Belgjike, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ne Shqiperi..
Goditet nje organizate kriminale gjigande e shtrire ne tre kontinente, Amerika e Jugut, Europe, Azi…
Objekt i operacionit, linja e madhe nderkombetare e trafikut te kokaines qe nisej nga Ekuadori, zbarkonte ne Europe, dhe milionat e eurove investoheshin ne Shqiperi dhe ne Dubai…
Deri tani 20 te arrestuar, Ne Dubai eshte arrestuar Denis Matoshi (Eldi Dizdari) nje emer i njohur ne Shqiperi.
Nderkohe 5 prej urdherarresteve jane leshuar dhe po ekzekutohen ne qytetin e Vlores, ku eshte synuar goditja e nje grupi personash me lidhje te forta me Ekuadorin.
Aksioni ka nisur mbremjen e djeshme dhe ka vazhduar gjate mengjesit te se enjtes.
Arrestimi i pjestareve te kesaj organizate nderkombetare eshte bere ne kuader “te grupit te strukturuar kriminal”, pasi akuzohen se kane trafikuar drejt tregut europian, tonelata te tera kokaine me origjine nga Ekuadori.
Nga grupi hetimor thuhet se, pjese e kesaj organizate nderkombetare, dyshohet se eshte edhe shqiptari nga Vlora, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i cili ndodhet i arrestuar ne burgun e Kuitos ne Ekuador qe nga 24 qershori i vitit 2014-te.
20 personat e arrestuar janë kapur respektivisht, në Itali 5 te arrestuar, në Holandë 2 te arrestuar, në Gjermani 2 te arrestuar, në Greqi 2 te arrestuar, në Rumani dhe në Spanjë nga 1 te arrestuar, në Shqiperi 5 te arrestuar dhe 1 i arrestuar në Dubai.
Ky aksion pason arrestimet e meparshme te 84 anëtarëve të kesaj organizate kriminale, në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.
Gjate hetimit jane sekuestruar 4 ton kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro në cash.