E shtunë, 26 Shtator, 2020
16 C
Tirana

Dy letra të rralla/ Publikohet për herë të parë letërkëmbimi mes kreut të sapozgjedhur të Regjencës Mehdi Frashëri dhe Myslim Pezës

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

Ç’po ndodh në Kinë? Merr flakë laboratori gjigant i kërkimeve 5G

Laboratori kërkimor dhe i zhvillimit i gjigantit kinez të teknologjisë “Huawei Technologies” në qytetin jugor të Dongguan është përfshirë nga flakët. Re të mëdha...

Nga: Marenglen KASMI

Sot mbushen 78 vjet nga mbajtja e Konferencës së Pezës më 16 shtator 1942. Konferenca u mbajt në katundin Pezë, sikurse mori edhe emrin, në shtëpinë e patriotit dhe antifashistit të orëve të para, Myslim Pezës.

Konferenca ishte pluraliste dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e komunistëve dhe nacionalistëve, ndonëse u thirr nga Partia Komuniste Shqiptare (PKSH). Qëllimi i saj kryesor ishte organizimi i luftës së përbashkët kundër pushtuesve italianë.

Sa i përket idesë së bashkëpunimit me një pjesë të nacionalistëve që ishin kundërshtarë të pushtuesve italianë, në radhët e PKSH-së ekzistonin dy rryma të ndryshme mendimi. Ndërkohë që njëra rrymë shikonte te ky bashkëpunim një dobësim të pozicionit drejtues të PKSH-së, rryma tjetër synonte të arrinte krijimin e një fronti të përbashkët kombëtar së bashku me nacionalistët.

Përfaqësuesit e rrymës së dytë arritën të bindin palën tjetër për mbajtjen e kësaj konference, me organizimin e së cilës u mor komunisti me shumë popullaritet, Mustafa Gjinishi.

Përkrah trajtimeve historike shqiptare, edhe në atë botërore, vërehen mendime të ndryshme në lidhje më organizimin e kësaj konference, vendimet e së cilës duhej të viheshin në funksion të krijimit të Lëvizjes Nacionalçlirimtare.

Historiani B. Fischer shkruan për këtë gjë: […] Në Shtator të viti 1942 Hoxha ftoi gjithë bajraktarët e veriut, çifligarët e bejlerët e jugut dhe liberalët e republikanët që kishin kundërshtuar Zogun në një konferencë në Pezë. Vendi i mbajtjes së kësaj konference ishte zgjedhur me kujdes, në përpjekje për ta lidhur emrin e partisë me Myslym Pezën, i cili tashmë, ashtu si edhe Kupi, ishte kthyer në legjendë në Shqipëri.”

Nëse shikojmë përbërjen e pjesëmarrësve në këtë konferencë, bie lehtë në sy që, komunistët përbënin pakicën, përkundrejt një fraksioni të fortë zogist si edhe përfaqësuesve të ndryshëm nacionalistë. Kësisoj, mund të thuhet se PKSH-ja ndodhej në fazat e para të saj dhe ishte ende e panjohur.

Pra, në një farë mënyre, popullariteti i shpejtë që fitoi PKSH-ja në popull është edhe një meritë edhe e këtyre nacionalistëve.

Një tregues vendimtar për organizimin e kësaj konference ishte edhe pavarësia politike dhe personale e çdonjërit pjesëtar të konferencës. Ata ranë shpejt dakord për fillimin e luftës ndaj pushtuesve fashistë. Madje edhe majori zogist Abaz Kupi u shpreh i gatshëm që kthimi i Zogut në Shqipëri pas lufte të përcaktohej nga populli nëpërmjet një referendumi popullor.

Delegatët zgjodhën Këshillin e Përgjithshëm Provizor, i cili përbëhej nga shtatë anëtarë dhe miratuan një program, i cili u quajt “Platforma e Luftës Nacionalçlirimtare”. Në këtë platformë themelore përfshiheshin lufta pa kompromis kundër pushtuesve dhe tradhtarëve, për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, organizimi i gjithë shqiptarëve në një front për çlirimin kombëtar pa dallime, ngritja e këshillave nacionalçlirimtarë, si organe të pushtetit popullor dhe popullarizimi i kryengritjes popullore të armatosur.

Mospërmendja e reformave shoqërore në këtë platformë synonte të tërhiqte mbështetjen e jokomunistëve.

Komunistët u pozicionuan më pikat më kyçe të Këshillave Nacional-çlirimtarë, pra në organet e reja të pushtetit popullor. Duke pasur parasysh faktin se, komunistët kishin më tepër përvojë organizative se nacionalistët, për ta nuk ishte e vështirë të merrnin në dorë organizimin e konferencës.

Pikërisht kjo eksperiencë e tyre shpjegon edhe faktin që shumë nacionalistë jokomunistë ranë dakord që në pozicionet drejtuese të Këshillave Nacionalçlirimtarë të zgjidheshin komunistë. Si pasojë e organizimit të kësaj konference, në fundvitin 1942 vepronin në Shqipëri rreth 22 çeta partizane, të cilat drejtoheshin nga organet e dalë nga kjo konferencë.

Një nga formacionet partizane më të spikatura asokohe ishte ajo që drejtohej nga Myslim Peza. Qëndrimi dhe roli që Babë Myslimi mbajti gjatë organizmit të luftës kundër pushtuesve ishte shumë i rëndësishëm. Kështu që gjithë palët, si komunistët edhe nacionalistët, e kërkonin mbështetjen e këtij patrioti me influencë të madhe në rajonin e Tiranës.

Në këtë kuadër vlen të theksojmë një letër që Mehdi Frashëri, i sapo kthyer nga Italia, i dërgon Myslim Pezës, më 1 tetor 1943, ku e këshillonte Babë Myslimin të ndalonte luftën ndaj gjermanëve. Kjo letër, e aq më tepër përgjigjja që Myslim Peza i kthen Mehdi Frashërit është e rëndësishme në disa drejtime.

Së pari, ajo vërteton se partizanët e Pezës e vazhduan luftën e tyre pa ndërprerje, menjëherë sapo pushtuesi i ri hyri në vendin tonë.

E dyta, fakti që kryetari i sapo zgjedhur i Regjencës i drejtohet atij, e rithekson faktin e njohur sa i përket rolit dhe rëndësisë që kishte Myslim Peza në organizimin dhe kryerjen e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe së treti, hedh dritë mbi vlerësimin që Mehdi Frashëri kishte për aleatët, të cilët i shikonte si copëtues të Shqipërisë dhe armiq të popullit shqiptar.

Po japim të plotë sot në gazetën DITA letërkëmbimin, i cili ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme:

Në foto Mehdi Frashëri

“I dashuni Mik Zoti Myslim Peza,

Kam pesmbdhjet qi kam ardhe nga Roma. Dishirojsha qe te piqemi si vllazen te tarikatit qi jemi.

Un dyzet vjet ma pare kur kam qen nënprefekt i Peqinit kam pas ardhe ne Peze dhe kam qene mysafir ne shin e juej. Kam besim ne burrnin dhe trimnin juej. Besoj qe edhe ju dot keni besim ke un.

Per me luftue italianet qe na kishin shkel beselidhjen na muren independencën dhe lirin, na poshtnun e na dogjën. Token dojshin te na merrshin, te na kolonizojshin dhe Shqipnin ta mbushnin me dy tri milion italian dhe kësisoj te na zhdukshin nga faqja dheut.

Un qeshe i pari qe luftova me formue çeta, un e këshillova djelmin per me vazhdue ne lufte. Kjo djelmeni diftoj nji kuxim te meritushem me ndihmën e Zotit e te Hazretit Pirit Italija Fashiste u shpartllue dhe u shporr nga Vendi ynë. Indipendenca dhe lirika gjeti vendin e pare.

Tash ka fillue nji faqe tjetër e çështjes Shqiptare. Gjermanija ka deklarue independencën dhe lirin e plote te Shqiperis, popullin shqiptar e konsideron nji popull mik, vetëm pse shtigjet e bregut detit me qene se na nuk mund t’i ruejme per me ndalue armiqt e tij mos te kalojn shtegun ka ardhe ne Shqiperi përkohësisht, me rastin e pare ka me hik përsëri, pa kerkue kur sendi prej nesh.

Interesa Shqiptare e lyp qe te mos t’a gërgasim përveç kësaj as fuqi kemi per me i ç’pall lufte nji kombi prej nand-dhjet milionësh.

Se ç’ka Gjermanija me kombet e tjene nuk na takon neve me i gjykue. Te huajet kërkojnë prej nesh te derdhim gjakun ç’one te ç’mushem per interesat e tyne pa na dhane as nji siguri, prandaj në keni njerëz te huaj pranë trajtoni bujarisht po vegla e tyre mos u bani, se per ndryshe Shqipnija dot rrënohet krejt, per intereat e te tjervet, jo te bahi juve shkak kini vebal ne ahiret. Prandaj ju lutem mos ndigjoni te huejt po ndigjoni fjalën e nji patrioti te vjetër, miku i kombit shqiptar dhe i jueji.

Pritni te falat e vllajt juej.

Tirane, 1 Tetor 1943

Letren po e dërgoj me Zotin Qazim Mullaj.

Mehdi Frashëri”

Në foto Myslim Peza

Myslim Peza i përgjigjet në letrën e tij:

“Zoti Mehdi Frasheri,

Mora letrën e juaj me date I tetor 1943 ku me keshillojte “ta ndaloja luftën kunder Gjermnaise pse ajo ka deklarue Indipendencen e plote te Shqipenis dhe se Gjermanija popullin shqiptar e konsideron si nje popull miuk etj. etj.” dhe nga ana tjetër m këshillonit qe “te mos behem vegla e te huajve qe mund te kem reth meje pse te huajt kane vendosur te na copëtojnë Shqiperine etj. etj.”

Si kundër keni leftue edh ju per Shqiperine, edhe une po leftoj per kete vend dhe gjate kësaj lufte. Kam kuptue shume gjera, Zoti Frasheri, te cilat me shërbejnë te qëndroj kurdoherë besnik i vendit tem dhe i popullit shqiptar dhe ti shërbej këtij deri ne fund. Kamp kuptue pik se pari se lirija e nje populli fitohet me gjak dhe jo me fjale dhe se kur nje popull dergj gjak s’ka shtet, qofte dhe shum i forte, qe tja shkelij te drejtat per te çilat ay ka bene aq sakrifica. Kam kuptue dhe nje send tjetër qe vendi i jone e ka lidhur fatin e vet me fatin e Demokracive te mbedha dhe me fatin e gjith popujve te evropes te shtypur nga fashizmi e nazizmi. Bindja e eme eshte e pa lujtshme qe nazizmi dhe fashizmi shtypin popuj dhe nuk i çlirojnë. C’do gjykim tjetereshte rrene dhe gënjeshtre pse s’ka kush qe na i mbulon vuajtjet dhe mizorit qe na ka bene fashizmi italian; kurrizi i popullit t’one esht eplot plage dhe kullon gjak nga torturat e italianeve.

Ju thoni se Gjermanija eshte tjetër, ajo na fali independencen e plote; kete na e kish bene dhe Italia, kuvend dhe Asamblera kishte mbledhur dhe Italia. Nje gje de types Zotnin e juaj, ku ishte Gjermanija përpara kur Mussolini na lonte qindin ne Kurriz, pse nuk interesohej pak per kete te shkrete Shqiperi. Ahere ishin te tjera kohëra, Mussolini dhe fashizmi ishin miqtë e Hitlerit dhe aliatet e tij, shqipnija ishte mire nene Zgjedhen fashiste, tash janë kohëra te tjera edhe tok me to edhe taktika te reja; Gjermanija behet shampion i lirive te popujve, pse i duhet ti mbroje vete te gjitha vendet nga sulmet e aliateve dhe s’deshiron as pak qe ner këto vende te kete belara dhe lufte me popujt qe ay ka shkelur, përkundrazi ay përpiqet ti rekrutoje këta popuj per ti përdorur. Kete gje s’ka kush na i kundërshton pse provat janë te gjalla; ne radhët e ushtareve Gjermane ka bile edhe Shqiptare te cilët sot mund te jene 100 neser kur Gjermanija te shtroje gunën mund te behen 10000 dhe gjithë djalerija shqiptare nene kërcënimin e Nazisteve te veje bedel per ata qe ne Borove e ne fshtarat e Kolonjes barbarisht theren gratë dhe kalamanet e Shqiperis.

Këto janë te vërteta që s’ka kush i mohon. Zotnija e juaj mund te thoni se i ramë ne qafe cetat, une ju pergjigjem se ne qafe na ra ay i pari qe erdhi ne vendin t’one. Gjermanija ne qofte se e ka kaq per zemre Shqipnin dhe ti c’liroje tokat tona pse ne jemi ne gjendje ti mbrojmë vete dhe ti qeverism vete.

Punet janë per ne shume te thjeshta. Kur shtepija eshte e imja s’pranoj te vije te ma shkelij tjetri dhe te ma beje fushe lufte. Ne qofte se Gjermanija lefton armiqt e tij, si thoni ju, dhe veje ti luftoje gjetke, pse ne ata armiqt e Gjermanis si kemi as armiq por i kemi miq.

Zoti Mehdi Bej, si Shqiptare qe jemi dhe si vllazer te nje tarikati, do te me lejoç te ju them dhe une disa fjale te cilat desheroj qe ti mendoni mire. Kam besim te plote ne shpirti i juaj prej shqiptari dhe prej patrioti prandaj jam i bindur se do te merremi vesh.

Me Gjermanine e sotme te Hitlerit, ne qofte se ne bëjmë gabimin e madh te lidhim fatin e vendit t’one ne kemi shkuar drejt nje gremine te pa fund, pse Gjermanija Hitleriane me gjak e me flage, dyke shtypur c’do drejtësi kërkon te skllaveroje boten. Fati i popullit t’one te vogël duhet te jete i lidhur atje ku eshte drejtesija dhe jo barbarizmi; ju jeni me i zjguar dhe me i mësuar se une por une di nje gje se vetëm ne nje demokraci te vertete dhe jo nene nje diktature fashiste qe populli i jone do ta gjeje paqen dhe bukën.

Mbi popullin t’one kane shkuar valat e regjimit diktatorial te Zogur, mbi ne kane shkuar valat e tërbuara te Fashizmit Italian, dhe ne te gjakosur nuk do te lejojmë me qe te kalojnë valat barbare te nazizsmit gjerman. Me vjen keq qe te mendojmë ndryshe ne këto raste kaq kritike, kur luhet me jetën a me vdekjen e popullit t’one, kur nje fjale ose nje pune e menduar lehte shkakton per popullin t’one nje plage qe do te doje vjete qe te shërohet.

Me gjithe se Zotnija e juaj mendoni ndryshe nganë, përsëri une kam shpresa se ju do te shikoni dhe nje here çështjen me me gjakftohtësi per te mirën e atdheut. Vendi i juaj nuk eshte ner asamblera te kurdisura nga Gjermanet dhe njerzit e tij, por eshte ner mes nesh, ner mes te popullit shqiptar qe me buke e pa buke po dergj gjak per te fituar lirinë, vendi i juaj nuk eshte ner klubet ku mblidhen te falimentuarit dhe ata qe kërkojnë te përfitojnë ne kurriz te këtij populli, vendi juaj eshte ner këto male ku valon i lire flamuri per te cilin kane lene kocakt njerëzit e mëdhenj te familjes tuaj.

Ne zemren t’eme dhe te gjithë shokëve te luftës, qe tok jemi përpjekur e jemi vrare, ndjejmë nje dhimbje kur shofim ne anën tjetër te murit; Mehdi Frasherin, nje demokrat te vjetër, i dale nga nje familje e kete vend e kane dashur aq shume, qe përpara invazionit italian i tha nga radio Tirana urrejtjen Tiranit fashist. Nuk na besohet qe ju te përlyeni emrin e juaj dhe patriotizmin tuaj me ata te larove si Bedri Pejani e te tjerë qe tere jetën e tyre s’kane bene veç se te hanin nga kush do ne emër te shqipnis dhe ti përgatitnin atdheut këto fate.

Une kam bindjen se Zotnija e juaj nuk do te qendroje me ne ato pozita te shfaqura ne letrën qe me dërgove, une kam bindjen se ju do ti bini me shqelm kurhteve qe ju ngre armiku gjerman i cili desheron te perfitoje nga e shkuara e juaj per te na bene vorrin Shqiptareve.

Desheroja te fjaloseshim me gjate me ju, pse me letre nuk qahen fatet e atdheut, dhe ju ftoj vëllazërisht te vini këndej, disa dit, ne do te dëshironim per nga here, dhe tok dyke luftuar, me balle hapet e me pushke ne dore si kane bene te paret t’one te rryme ne vendet t’ona qe do ti çlirojmë nga i huaji dhe ku do te vendosim ate regjim te drejtesis per te cilin po derdhim gjak e per te cilin ju keni luftue gjithë jeten.

Shume te fala

Myslim Peza.”

Te dyja letrat pasqyrojnë këndvështrime të ndryshme dhe janë njëherazi dëshmitë më të qarta të qëndrimeve të shqiptarëve kundrejt pushtuesve .

Vlera e tyre është e pakundërshtueshme dhe kurrsesi nuk mund të vihet në dyshim se ato nuk pasqyrojnë realitetin shqiptar e më gjerë në vjeshtën e vitit 1943. /gazetadita

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rrëzimi i avionit dhe 26 viktimat, Presidenti i Ukrainës e shpall këtë të shtunën ditë zie

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën në zonën ku një aeroplan ushtarak i Ukrainës u rrëzua. Të shtunën, autoritetet thanë se kanë gjetur edhe...

Stresi konfirmohet pozitiv me koronavirus

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, bëhet artisti i radhës që konfirmon se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka...

Reshjet e dendura/ Xhaçka: Parashikimet për javën e ardhshme janë shqetësuese

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, doli në një deklaratë për mediat mbi situatën në vend për shkak të motit të keq. Ministrja paralajmëroi se intensiteti...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

Veprimi i papritur i Turqisë ‘ndez gjakrat’ në Egje

Rriten sërish tensionet në Egjeun Lindor, teksa Turqia ka lajmëruar për një stërvitje me zjarr real të marinës së saj në zonën mes ishujve...