Që prej orëve të para të ditës së hënë e deri në mesditë, reshjet e shiut, shtrëngatat me rrufe lokale do të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Në lartësitë mbi 1300 m, do të ketë reshje bore. Ndodhur në këto kushte, Bashkia e Vlorës ka apeluar ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina. Kjo për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta që priten në vijim.
“Të dashur qytetarë! Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten në vijim. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, thuhet në njoftimin në fjalë.