E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Kur Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo pozonin me ushtarakët madhorë

Memorie.al publikon dy foto të rralla të Kongresit të IV të PPSH-së, i cili u zhvillua në datat 13 deri në 20 shkurt të vitit 1961. Ky do të ishte edhe kongresi i fundit në të cilin do të merrnin pjesë edhe delegacionet nga vëndet e Europës Qëndrore dhe Lindore të njohura ndryshe dhe si “Demokracitë Popullore”.

Në punimet e këtij kongresi, regjimi komunist i Tiranës do të zyrtarizonte edhe prishjen përfundimtare të marrëdhënieve politike dhe ekonomike me Moskën. Madje, sipas kujtimeve të vetë Enver Hoxhës, si dhe dokumentarëve e kinokronikave të kohës, në atë kongres, diskutimet midis delegatëve të PPSH-së, dhe atyre të ftuarve nga vëndeve lindore të udhëhequra nga Bashkimi Sovjetik, do të degjeneronin në akuza dhe kundërakuza personale.

Në këto dy foto zyrtare të cilat u realizuan pas përfundimit të punimeve të këtij kongresi, shihet qartë prezenca e pothuajse të gjithë ushtarakëve të lartë (gjeneralë dhe kolonelë) të Ministrisë së Punëve të Brëndshme dhe, Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Pjesëmarrja e madhe numerike e ushtarakëve të lartë nëpër kongreset e PPSH-së, tregonte qartë edhe rëndësinë e madhe që regjimi komunist i Tiranës, i jepte prezencës ushtarake në jetën politike të vendit. Pas vitit 1961 këto imazhe, nuk do të bëheshin të njohur për publikun, pasi në të shfaqeshin një pjesë e mirë e ushtarakëve madhorë, të cilët nga viti 1966 e kryesisht në vitin 1974, kur filloj goditja ndaj të ashtuquajturit “Grupi puçist i Beqir Ballukut”, do të pësonin goditje (arrestime, internime, dhe ekzekutime) në karrierën e tyre.

Në këto dy foto dallohen (nga e majta në të djathtë): Xhule Ciraku, Todi Naço, Arif Hasko, Hysni Kapo, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Spiro Moisiu, Sadik Bekteshi, Teki Kolaneci, Hito Cako, Rrahman Parllaku, Kadri Hazbiu, Abdi Mati. Në rreshtat e mësipërm, Qamil Poda, Muhamet Prodani, Ndreko Rino, Abaz Fejzo, Baki Starja, Bako Dervishi, Bejto Isufi, Petrit Dume, Halim Xhelo, Edip Ohri, Xhafer Peci, Halim Rramohito, Todi Naço, Llambi Premti, Ernest Jakova, Vaskë Gjino, Mendu Backa, Qazim Kapizysi, Banush Goxhaj, Petrit Hakani, Zoi Themeli, Dilaver Radëshi, Sulo Kozeli, Zija Kambo, Neshat Hysi, etj.  Për shkak të pjesëmarrjes së madhe të protagonistëve në të, kjo foto është e ndarë në dy pjesë. /Memorie.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...