Kryetari i PD-së Lulzim Basha përgjatë një takimi në Pogradec theksoi ndër të tjera se dërgimi i policisë në dyert e biznesit është kriminal. “Ndërsa bizneset e vogla dhe të ndershme goditen me policë dhe me taksa të larta, miqtë e qeverisë, klientët e saj dhe oligarkët e Ramës gëzojnë ligje speciale për ulje taksash”, u shpreh Basha.
Në vijim ai deklaroi: “Sot biznesi i vogël ka ulur qepenat, i falimentuar nga TVSH 20 për qind. Sot papunësia është në nivelet më të larta, sepse bizneset po mbyllin dyert prej konkurrencës së pandershme dhe taksave të larta. Sot konsumi është në minimum, sepse shqiptarët janë më të varfër.
Kryeministri që përdor policinë për të grabitur zgjedhjet e për të mbajtur pushtetin, që e dërgon në dyert e biznesit, që policinë e ka kthyer në kompani private nën shërbimin e tij personal, nuk e ka jetën politike të gjatë. Fundi i këtij shteti policor është i afërt dhe është zotimi im si kryetar i Partisë Demokratike për të hequr kërbaçin nga biznesi e për të rikthyer konkurrencën e lirë”.