pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetcasibomholiganbethititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetAvrupabetdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinosezar casino matadorbetbetasusdoedajojobetgrandpashabetgameofbetgrandpashabetmatbetpalacebet girişbetbey girişwbahis girişcratosroyalbet girişbetpuan girişbetpuan girişbetplay girişgrandpashabetmarsbahisimajbetbetebetamgbahispalacebetbetbeywbahisbetebetcratosroyalbetbetpuanwbahispusulabeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinvdcasinopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişslotrajojobetCasibomCasibomdeneme bonusugrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişpusulabet güncel girişcasibomGrandpashabetmatbet girişmatbet girişpusulabet girişVDCasinoVDCasinonesinecasinoromabetromabetgameofbetradissonbetpalacebetbetbeywbahiscratosroyalbetbetpuanjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetbahiscasinowbahis girişcasibomAvrupabetjojobetsahabetgrandpashabetholiganbetmatbetjojobetbetciosekabetjojobetmarsbahisgrandpashabetbetciopusulabetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerbetplayŞans CasinocasibomGrandpashabetbetplay resmigrandpashabetpusulabetbetwooncasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një ide për një marrëveshje qeveri-opozitë për zgjidhjen e krizës

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Mentor Kikia

Kriza politike është sot një gur i rëndë në qafën e shoqërisë, ekonomisë dhe të ardhmes. Ajo nuk zgjidhet me një “dakordësi” Rama-Basha, por me një marrëveshje të gjerë, që do të forcojë themelet e demokracisë dhe drejtësisë. Duke qenë se Shqipëria dhe e ardhmja e shqiptarëve nuk është pronë as e Ramës as e Bashës dhe në kushtet kur askush prej palëve nuk ka hedhur asnjë alternativë se për një marrëveshje për zgjidhjen e krizës, mendoj se është detyrë e çdokujt që të prodhojë dhe sygjerojë ide.
Unë po sugjeroj disa pika, me shpresën se do të ngacmojë një diskutim publik.

1 – Të bëhet reformimi i sistemit zgjedhor. Në vend të sistetmit të pastër proporcional me lista të mbyllura, të aplikohet sistemi i përzierë, mazhoritar me elementë të proporcionalit, me lista të hapura.(Sepse: Me listat e mbyllua populli nuk zgjedh, ai voton partinë dhe deputetët i emëron kryetari i partisë. Kjo ka bërë që kryetarët ti sundojnë partitë në mënyrë autokrate, duke i trajtuar si kompani private. Rezultati: Niveli i deputetëve ka pësuar një regres shumë të madh, në parti ka vdekur demokracia e brendshme).

2 – Të bëhet përmirësimi i ligjit për financimin e partive, me qëllim sigurimin e një transparence më të madhe të burimeve financiare. (Sepse: Financimi i partive nga para të dyshimta apo kompani, në mënyrë informale, është burimi kryesor i korrupsionit. Donatorët i marrin mbrapsht këto para përmes tenderave apo formave të tjera të marrëveshjeve jo transparente dhe korruptive)
2,1 – Të konsiderohen si financime edhe donacionet financiare ose materiale të vetë kandidatëve.(Sepse: Nevoja për para cash, ka bërë që partitë të shtojnë vazhdimisht numrin e biznesmenëve në parlament, pasi ata i financojnë vetë fushatat dhe “sigurojnë” vota përmes parave. Rezultati: Parlamenti është sot më shumë një dhomë tregtie e biznesi sesa një asamble ligjvenësish)
2.2 – Të bëhet monitorimi i pavarur i shpenzimeve gjatë fushatave elektortale, dhe jo thjeshtë auditimi i deklarimeve të vetë partive pas përfundimit të zgjedhjeve.(Sepse: Partitë nuk kontrollohen se cfarë dhe sa kanë shpenzuar në fushata, por auditi i KQZ-së verifikon vetëm fatuart që dorëzojnë partitë. Gjithmonë ato janë brenda ligjit)
2.3- Konsiderimin krim elektoral të përdorimit të aseteve shtetëror, njerëzore dhe materiale, për llogari të fushatës elektorale, qoftë në pushtetin qendror ashtu dhe në atë vendor. (Sepse: Partitë që janë në pushtet përdorin të gjithë makinerinë e administratës, njerëz dhe infrastrukturë për llogari të fushatës, duke krijuar një superioritet ndaj partive në opozitë).

3 – Të kërkohet(të tërhiqet edhe organi i prokurorisë në një angazhim publik), për të hetuar me prioritet dhe me transparencë dosjet që kanë të bëjnë me krimin elektoral. (Sepse: Do të ishte dëshmi e vullnetit politik dhe veprimit të ligjit ndaj vjedhjes, blerjes apo manipulimit të procesit zgjedhor përmes parasë, presionit dhe shantazhit).

4 – Sanksionimi dhe deklarimi publik i vullnetit politik, për të nxituar dhe mbështetur plotësimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe shqyrtimi prej saj me prioritet i padisë mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.(sepse: Dekreti i presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe vetë procesi zgjedhor me një kandidat, pa alternativë zgjedhjeve, kërkon një interpretim ligjor për të parë përputhshmërinë me kushtetutën dhe të drejtën themelore të qytetarëve për të zgjedhur).

5 – Sanksionimi i zgjedhjes së presidentit të republikës me votë nga populli, si mënyrë për ti dhënë fund pazareve politike në emërimin e kryetarit të shtetit.(Sepse: Zgjedhja e presidentit ka qenë gjithmonë një pazar politik, shpesh dhe i rëndomtë, ku palët këmbejnë institucione si në një treg “mall me mall”)

P.s: Kjo është një përpjekje për të ngacmuar një debat publik, për të tërhequr kontributin e njerëzve edhe jashtë politikës për të nxitur dhe rekomanduar ide për një zgjidhje të krizës dhe forcimin e themeleve të demokracisë.

Nëse jeni dakord, mund ta shpërndani këtë draft, dhe mund të jepni sugjerimet tuaja.

 

Tags: bashamentor kikiaMetarama

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Peshku shpatë shfaqet në Drimadhes, pushuesit e nxjerrin në breg (VIDEO)

“Dance With Me 6” plot surpriza, zbulohen 3 çifte të tjerë

Betohen këshilltarët e Tiranës, ja kush është kreu i Këshillit Bashkiak







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Revolta në ditën e 48, qytetarët sërish në shesh: Jo negociata! Rama të japë dorëheqjen

by mirseda
17:51 | 17/07/2026
0

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn sot në ditën e saj të 48-të. Edhe...

Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

17:47 | 17/07/2026

Shehaj i përgjigjet Ballës pas videos: “Filmove shtëpinë ku jetojnë gruaja dhe fëmijët e mi”

17:35 | 17/07/2026

Pushimi i finales së Botërorit zgjatet mbi 15 minuta për shkak të performancave artistike

17:21 | 17/07/2026

Kinemaja botërore në zi! Ndahet nga jeta aktorja e rolit ikonik tek “I Vetëm në Shtëpi”

17:19 | 17/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com