Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha në Elbasan: Më dhemb në shpirt kur ju shoh me lot, jepini fund qeverisjes

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha në Elbasan: Më dhemb në shpirt kur ju shoh me lot, jepini fund qeverisjes

Lulzim Basha ka vijuar turin me takimet e qytetarëve shqiptarë, të cilët i ka ftuar t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit. Sot, kryedemokrati është takuar me qytetarë të Elbasanit, ku tha se ata nuk duan lëmoshë, por duan mundësi.

“Jemi në Elbasanin e qytetarisë por jemi po kështu në një qytet, në një zonë ku burrat dhe gratë për dekada me radhë janë rropatur. Më dhemb në shpirt kur ju shoh me lot në sy siç pashë zotërinë para pak minutash që më tha se ka 3 invalidë në shtëpi.

Më dhemb në shpirt kur shoh nënat të cilat e kanë të pamundur të blejnë ushqimet bazë për fëmijët e tyre. Më dhemb kur dëgjoj se 5 mijë të rinj e kanë braktisur qytetin e Elbasanit dhe 10 mijë qarkun. Vetëm vitin e kaluar janë mbyllur 1800 biznese në Elbasan. Kjo ndodh në një qytet i cili është prej vitesh nën thundrën e krimit të organizuar. Kjo ndodh sepse të mirat e këtij vendi nuk po prodhojnë as punësim, as mirëqenie, as drejtësi për njerëzit e thjeshtë por vetëm për një grusht grabitqarësh që kanë marrë peng Elbasanin kanë marrë peng Shqipërinë. Në këtë vend ku njerëzit kanë jetuar me dinjitet, me djersën e tyre të ballit dhe ata më të vuajturit kurrë nuk kanë kërkuar lëmoshë. Elbasani nuk do lëmoshë, Shqipëria nuk do lëmoshë njerëzit duan mundësi.

Sot në Elbasan nuk ka mundësi po nuk qe lala Qazim, po nuk qe i lidhur me lalën Qazim , po nuk qe i lidhur me bandat e sanxhaktarëve po nuk qe i lidhur me kryehajdutin Taulant Balla.

Këtu në Elbasanin e Metalurgjikut, këtu ku ne duhet të kishim zënë mend, Ahmetaj, me Ramën e Ballën kanë ndërtuar një incenerator që sot punon me 30% të kapaciteteve sepse është një aferë e pastër korruptive. Inceneratorin e kanë bërë me lekët e taksave tuaja që nuk i shpenzoni dot ju”, tha Basha.

Ai iu bëri thirrje të gjithëve të bashkohen në protestën e 16 shkurtit në Tiranë.

“Të gjithë shqiptarët e ndershëm duhet ta dinë se as parlamenti, as qeveria nuk janë pronë e pushtetarëve por e sovranit. Ju mund ta çlironi veten duke marrë vetë në duar fatin tuaj. Ndryshimi është në dorën e sovranit dhe bashkimi i madh i shqiptarëve më 16 shkurt në Tiranë është vetë sovrani. në atë bashkim do ta gjejnë veten të gjithë. Do të bashkohen me ne të papunët. Me atë bashkim do të vijnë qindra mijëra fermerë, të tradhtuar nga Edi Rama.

Aty do të jenë kolegët e Dritan Zaganit, kolegët e Emiljano Nuhut, kolegët e 4 oficerëve të vrarë. Më 16 shkurt nuk ka një përballje mes të majtës dhe të djathtës por shumicës dërrmuese të popullit të tradhtuar nga Edi Rama dhe një grushti minjsh që kanë ngrënë të babëzitur, kanë marrë ç’kanë mundur, kanë vjedhur dhe grabitur, një grusht njerëzish që s’ka për t’i mbrojtur askush më 16 shkurt sepse policia është populli”, u shpreh Basha.

 

Tags: Elbasanlulzim bashaprotestaQytetare

TË LIDHURA

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 letër në mbështetje të Veliajt
Aktualitet

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 letër në mbështetje të Veliajt

09:45 | 28/01/2026
Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit për Imunitetin
Aktualitet

Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit për Imunitetin

09:31 | 28/01/2026
Shiste lëndë narkotike, arrestohet 41-vjeçari në Korçë
Aktualitet

Shiste lëndë narkotike, arrestohet 41-vjeçari në Korçë

09:24 | 28/01/2026
Next Post
Për herë të parë në 100 vjet, leopardi i zi që mban statusin mitik fotografohet në Afrikë

Për herë të parë në 100 vjet, leopardi i zi që mban statusin mitik fotografohet në Afrikë

FOTO/ Në kafene me Salianjin, flet Ahmetaj: Doja ta helmoja, por…

FOTO/ Në kafene me Salianjin, flet Ahmetaj: Doja ta helmoja, por...

Shkëmbimi Icardi-Higuain? Ja si qëndron e vërteta sipas ish-drejtuesit

“Icardi?”, Moggi: Do ta lija në tribunë, akoma nuk e kanë kuptuar...







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 letër në mbështetje të Veliajt
Aktualitet

76 kryebashkiakët e Rrjetit të B40 letër në mbështetje të Veliajt

by mirseda
09:45 | 28/01/2026
0

Kryetarët e bashkive anëtare të Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit B40 shprehin shqetësimin e tyre të thellë...

Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

09:37 | 28/01/2026
Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit për Imunitetin

Kuvendi shtyn mbledhjen e Këshillit për Imunitetin

09:31 | 28/01/2026
Shiste lëndë narkotike, arrestohet 41-vjeçari në Korçë

Shiste lëndë narkotike, arrestohet 41-vjeçari në Korçë

09:24 | 28/01/2026
Shqipëria zyrtarisht anëtare e Bordit të Paqes

Shqipëria zyrtarisht anëtare e Bordit të Paqes

09:14 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com