Futboll

“Icardi?”, Moggi: Do ta lija në tribunë, akoma nuk e kanë kuptuar…

               Publikuar në : 18:07 - 12/02/19 Enno

Luciano Moggi,  ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus-it, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me paraqitjet zhgënjyese të bëra kohët e fundit nga Mauro Icardi, i cili nuk shënon në Serie A prej shtatë ndeshjesh.

“Icardi-n do ta lija në tribunë në mënyrë që të kthehej i përulur”, ka shkruar Moggi për “Libero”. “Nëse askush nuk e ka kuptuar akoma pse skuadra zikaltër shënon kaq pak, e shpjegojmë ne: sepse e gjithë loja përqendrohet tek Icardi.

Atëherë, sipas mendimit tonë modest, do të ishte i domosdoshëm një zhvendosje: Mauro në tribunë dhe Lautaro në vendin e tij. Vetëm kështu mund të kthehet me këmbë në tokë argjentinasi.”

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT