E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Basha: Janë lëvruar 150 mln $ për oligarkët, por për njerëzit presin donacione

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shkozet.

Banorët e zonës janë shfaqur të revoltuar, pasi sipas tyre edhe pse godina e tyre ka marrë dëme të shumta por bashkia, pa bërë vlerësim me ekspertizë, u ka thënë të futen brenda

Nga ana tjetër, Basha kritikoi qeverinë pasi nuk ka akoma gati faturën e dëmeve. Ai vazhdon me akuzat ndaj qeverisë, teksa shprehet se kjo e fundit ka lëvruar 150 milionë dollarë për oligarkët nga buxheti i shtetit, ndërsa për njerëzit e thjeshtë pret donatorët.

“Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propagandë. Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dimensionin e tretë të krizës. E para shëndeti i të sëmurëve, të moshuarve dhe të fëmijëve, e dyta gjendja e biznesi për të cilën dua të njihem realisht se çfarë po ndodh dhe impaktin që ka në ekonominë e Durrësit dhe e treta, ndërkohë që fillon viti buxhetor, lëvrohen 150 milionë dollarë për oligarkët, ndërsa për njerëzit presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qerasë dhe për të dëmshpërblyer shtëpitë”, tha Basha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...