E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Rivlin: Gjermania ka përgjegjësi që Holocausti të mos përsëritet

Për herë të parë pas 10 vjetësh, një lider izraelit merr pjesë në seancën përkujtimore të Holokaustit në Bundestag. Përvjetori i çlirimit të kampit të Aushvicit vjen në një kohë të rritjes së antisemitizmit në Gjermani.

Dukej për së largu që do të ishte një ditë e jashtëzakonshme në Bundestagun Gjerman në Berlin politik: flamujt në ndërtesën e Reichstag-ut ishin në gjysmë shtize, në sallën plenare shumica dërrmuese e deputetëve ishin veshur me ngjyra të errëta. Shumë njerëz të besimit hebre ishin në ulëset e spektatorëve, disa kishin vënë  kippa.

Presidenti Federal, Frank Walter Steinmeier do të fliste më vonë për shqetësimin që venia e kapeles hebreje në Gjermani në vitin 2020 mund të bëhet përsëri një “rrezik për jetën”.

Përkujtim me presidentin izraelit

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, ishte i pranishëm të mërkurën në Parlamentin gjerman në Berlin për të kujtuar 75-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes në Aushvic. Rivlin është lideri i dytë izraelit që mban fjalim para Bundestagut për të përkujtuar mizoritë e Holokaustit. I pari kishte qenë ish-presidenti izraelit Shimon Peres në vitin 2010. Rivlin, duke iu drejtuar deputetëve gjermanë, tha: “Unë qëndroj këtu dhe them se gjermanët dhe Izraeli janë partnerë. Së bashku ne qëndrojmë për vlerat tona: kundër antisemitizmit dhe ksenofobisë dhe kundër shkatërrimit” që ndodhi 75 vjet më parë.

Pjesë e identitetit gjerman

Gjermania ka një përgjegjësi të veçantë për të parandaluar që tmerret e Holokaustit të mos ndodhin përsëri, tha ai, duke shtuar, se i njëjti vend që solli tmerret e nazizmit në botë ishte bërë sot një “fanar” për mbrojtjen e vlerave liberale.

Lexo edhe :   Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Më parë, presidenti gjerman e kishte quajtur Holokaustin një pjesë të identitetit gjerman. “Holokausti është pjesë e historisë gjermane dhe e identitetit gjerman,” tha Steinmeier dhe shtoi, se Gjermania duhet të mbetet vigjilente në mbrojtjen e kujtesës së së kaluarës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...