E diel, 28 Nëntor, 2021
16.5 C
Tirana

Rama ironi me Hajdarin: Ke marrë “huqet” e opozitës jashtëparlamentare

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta ndërmjet kryeministrit Rama dhe deputetes së opozitës Rudina Hajdari.

Rama ka bërë ironi me Hajdarin, duke e krahasuar me deputetët e opozitës të cilët lanë mandatet. Sipas tij, janë kopje e opozitës jashtëparlamentare.

“Opozitën nuk e zgjedh, por e ke. E kishim opozitën këtu nën udhëheqjen e atyre që e hoqën, tani kemi opozitën këtu, me ata që nuk shkuan pas tyre. Por në fjalimet tuaja z. Hajdari jeni si dy pika uji me ata që s’janë këtu. Nëse ka një ndryshim mes jush e kryetarit të ish partisë tuaj, ai gënjen me dashje, ju gënjeni pa dashje. Ai bën sikur s’kupton, ju nuk kuptoni. Nëse do bëja një krahasim me temën, fjalimet e tua janë si ndërtime pa leje komplet.

Flasim për temë konkrete ju kaloni nga betonizimi te spitali, nënat që ulërasin, te PPP, nga kontrolli mjekësor te bllokuar në Tiranë, një bolori fjalësh pa e ditur se ç’po ndërton nuk dini të dalloni fantazinë, gënjeshtrën, akuzën. Një trishtim i madh, kur mendon se flisni në emër të të resë që vjen këtu për të shembur të vjetrën.

Ca do bëni ju, dhe kush do e bëjë me ju këtë. Sistemoni rrugët e mendimit dhe të formulit të fjalëve e fjalive. Keni një kapacitet dëgjimi të ulët, ndryshoni komplet fjalët që pretendoni se ju kundërvihemi. Thashë kam qenë kryetar bashkie e ju referova një problematike që ka lidhje me sistemin. Se ku e keni gjetur fjalën betonizim, natyrisht në pusin e paditurisë që ushqehet nga mllefi, pa patur parasysh raportin me të vërtetën. Jemi në 2020, jo në vitin 0. Ca flet.. për ca vjen e merr fjalën, cfarë thua, c’lidhje kanë gjithë këto sallata fjalësh që gatuan në foltoren e parlamentit. Betonizim. E di ti cfarë është betoni? Është gur artificial. Ke parë qytete në Botë të ndërtuar me kashtë?

Mora fjalën jo për polemikë me ju, duam s’duam ju jeni opozita. Kaq keni, kaq bëni kaq thoni. Edhe që mos flasim, nuk shkon. Por meqë sollët të gjitha veshgjatësitë nga ata që ju udhëhiqnin juve dje, ia vlen të harxhoj pak kohë“, u shpreh Rama. /e.s/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...