E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Basha e përjashton nga PD dhe e lë pa imunitet, shihni çfarë bën Rama

Startimi i sesionit të ri parlamentar, kulmon me një moment interesant, pasi Partia Demokratike rikthehet në Kuvend pa Sali Berishën, i cili u përjashtua nga grupi parlamentar.

Kjo lëvizje ka sjellë përçarje në PD, e po kështu është edhe një fitore për kryeministrin Rama. Por pavarësisht këtij vendimi sa edhe surprizues, kreu i qeverisë Edi Rama ka vendosur që të injorojë zhvillimet në kampin opozitar, dhe e ka nisur ditën duke postuar disa pamje nga Laçi. Me gjasë, beteja do zhvillohet në Kuvend.

Statusi

MIRËMËNGJES

dhe me këtë fotoalbum të punës transformuese në kantieret e Rindërtimit, që besoj se flet vetë, ju uroj një ditë të mbarë

*Laç dhe Thumanë

Sot do të rikthehen në Kuvend pas 30 muajsh mungesë dhe deputetët e zgjedhur të opozitës. Të zgjedhurit në 25 prill do të thonë “betohem”, pasi Luljeta Bozo të lexojë formulën e betimit dhe t’ju thërrasë emrat.

Ish-kryeministri u shpall “non grata” si person i përfshirë në afera korrupsioni, dhe SHBA e bëri të qartë se ai nuk do të jetë në Parlament. Berisha do ketë imunitet deputeti ligjërisht, por aspak imunitet politik nga PD.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...