E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Çfarë po planifikon Berisha para seancës plenare? Basha bën lëvizjen e radhës

Një ditë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së për ‘porositë’ e fundit. Basha i është drejtuar selinë blu, ku për rreth 30 minuta do të diskutojë me të zgjedhurit e rinj të kësaj force, ku do të japë direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit.

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, s’do të hyjë në Parlament si pjesë e grupit parlamentar të demokratëve, por si deputet i pavarur. Sot nis seanca e parë parlamentare për sesionin e ri në Kuvendin e Shqipërisë. Që prej shpalljes së këtij vendimi, pati një reagim nga mbështetësit e PD-së, të cilët kanë paralajmëuar një protestë para selisë blu.

Sakaq, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, ka mbërritur pak minuta më parë pranë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe pse në selinë blu Lulzim Basha ka thërritur mbledhjen e grupit parlamentar, pak përpara se në Kuvend të nisë seanca e parë parlamentare.

Me këtë lëvizje të tij, Paloka duket se zyrtarizon qëndrimin kundër vendimit të Lulzim Bashës, për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit pritet që të mbërrijë sot në Kuvend i shoqëruar nga një grup mbështetësish, ndërkohë që dje hodhi idenë dhe për një lëvizje të re politike.

Lexo edhe :   Deklarata e Palokës shpjegon dy Kuvendet e PD-së
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Recitoi mes dëborës/Meta: Vargjet e mia shqetësuan çunat e “Ballkanit të Hapur”

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, është pyetur nga gazetarët sot për recitimin që bëri së fundmi në Korçë, ndërsa në qytetin juglindor kishte nisur...

Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës

Pa humbur kohë, presidenti Meta i është përgjigjur thumbave të kryeministrit Rama. Presidenti Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratave të Ramës, se më 6...

“Kreu i FSHF”, Meta: Dënoj çdo ndërhyrje të politikës, që synon shantazhimin!

Ndërsa foli për mediat pas homazheve te shtatorja e Ismail Qemalit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kreu i Shtetit, Ilir Meta është prononcuar edhe...

U ekzekutua nga një i mitur për hakmarrje, zbardhet ngjarja e rëndë në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën. Një person është qëlluar për vdekje në fshatin Manati. Bëhet me dije se ka ndërruar jetë Lekë...

Prokuroria nis verifikimet për Dukën/Braçe: Ka shuar historinë e futbollit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Prokuroria e Tiranës është në fazën fillestare të hetimit, ku po kryen...