E diel, 24 Tetor, 2021
19.5 C
Tirana

Balla jep sinjalet ndaj Bashës e Kryemadhit: Jemi të gatshëm të dialogojmë!

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka konfirmuar se PS është e gatshme të dialogojë me opozitën, por pa cënuar parimet e demokracisë. Në një intervistë për “TemA TV”,  ai i është përgjigjur apelit të ndërkombëtarëve për dialog mes mazhorancës dhe opozitës.

“Dialog, kur të duan, si ta duan. Por negociata mbi parimet demokratike nuk ka. Pra negociata qe shkelin Kushtetutën, negociata qe shkelin funksionalitetin demokratik te vendit nuk ka!”, thotë Balla.

Numri dy i socialistëve tha se mazhoranca do të dialogojë me opozitën që ndodhet në Parlament, për të miratuar reformën zgjedhore.

“Dialogu ne Kuvend do te vijoj për te garantuar një shumice te cilësuar, për te miratuar kodin zgjedhor, duke analizuar edhe nevojën që ka ky proces përpara vendimit te rëndësishëm te qershorit”, deklaron Balla.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Çfarë PD-je mund të sjellë Foltorja?

Nga: Ergys Mërtiri Mbështetësit e z. Berisha pretendojnë se Foltorja po sjell debatin dhe reflektimin që i ka munguar PD-së duke i kontribuar hapjes dhe...

Sherr mes afganëve në Shëngjin, 26-vjeçarja plagos bashkëjetuesin 

Një grua afgane ka qëlluar me thikë bashkëjetuesin e saj me kombësi afgane, mesditën e sotme në ambientet ku janë akomoduar në Shëngjin. 26-vjeçarja...

Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin

Ekipi i boksit të Kosovës nuk është lejuar të hyjë në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që mbahet në...

Futbollisti torturohet dhe grabitet në prani të partneres

Një yll i Premier Ligës është sulmuar nga banditë të maskuar në shtëpinë e tij, të cilët e kanë lidhur dhe torturuar para se...

Basha: Zotit mund t’i kem hyrë në hak, por jo Berishës!

Kryedemokrati Basha është treguar i hapur për mediat, ndërsa ka komentuar vendimin e tij për të përjashtuar Sali Berishën. Ai tha se nuk i...