Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Babai ndërroi jetë nga i ftohti, lë në mëshirë të fatit 4 fëmijë: E kupton njeri dhimbjen tonë?!

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Babai ndërroi jetë nga i ftohti, lë në mëshirë të fatit 4 fëmijë: E kupton njeri dhimbjen tonë?!

Pak muaj më parë një ngjarje tragjike i ndryshoi jetën katër fëmijëve dhe Valbonës. Kryefamiljari duke shkuar për të marr ushqime, nga i ftohti pësoi infarkt, duke lënë në mëshirë të fatit familjen Zyko. Jetojnë në fshatin Selcë të Sipërme, më shumë se 1 orë e gjysëm larg Pogradecit. Të izoluar nga gjithçka, ambulanca më e afërt është gati 3 orë në këmbë. Kasandra, vajza e madhe rrëfen mes lotëve dhimbjen e madhe dhe pamundësitë e familjes.

“Për fajin tonë ngeli rrugëve, me gjithë ushqime ngeli. Kam dalë e kam kërkuar dhe thërrisja, ‘o babi, o babi’ nëpër rrugë që të vinte në shtëpi. Por, ai na la vetëm. Nuk mundemi dot më, nuk mundemi. Nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi në ankth. Nuk ka kush të na ndihmojë, jemi shumë keq. Nuk dimë ku të shkojmë, e ku të vemi.

Kemi  përjetuar shumë ankthe, babi na ka lënë vetëm. Dhe kur ishte, nuk kishte çfarë të bënte. Punonte nëpër fshatra, i jepnin njerëzit nga 5 mijë apo 10 mijë lekë. Me ato merrnin një thes miell, a ushqime.  Qante çdo natë dhe thoshte se kishte tre çupa dhe në shkollë nuk na çonte dot. Na kërkonte falje çdo ditë, donte të na jepte shkollë, por nuk kishim lekë. Unë personalisht vetëm 9-vjeçaren kam bërë. Sepse nuk kishim lekë. Edhe shkollën nuk kemi ku ta bëjmë, sepse nuk ka kushte ku ta bëjmë. E kemi larg, ecim 1 orë, lodhemi.”

Valbona është 36 vjeçe dhe prej humbjes së jetës të bashkëshortit ajo është e vetme. Shprehet se nëpër dyqane ka shumë borxhe. Por, e ka të pamundur t’i paguajë, pasi nuk ka asnjë të ardhur.

“Fëmija sëmuret nuk kam ku ta dërgoj, natën nuk e çoj dot, jemi plot me halle e vuajtje. Nuk ka as qendër ambulance e as makina që të vijnë. Këtu nuk ka asgjë prej gjëje këtu te ne. Sa del dielli e merrje fëmijën zvarrë e nuk arrije dot deri te qendra. Ça të bëj, me halle e me vuajtje. Vetë e di si po i rris këta fëmijë. Për të shkuar në ambulancë duhet të ecësh 3 orë, deri sa të vesh atje ke dhënë jetë. Është e pamundur të vesh.

Nuk kam lekë t’i ushqej, nuk kam me çfarë t’i rris. Rrogë jo, pension jo, nuk kam asnjë gjë e asnjë lloj të ardhme. Duan të hanë, të pinë, të vishen. Pa shtëpi pa gjë, janë në mes të katër rrugëve. Nuk kam çfarë të bëj. Bashkëshorti iku, më la katër fëmijë. Çfarë të bëj unë, ku të shkoj?! Lopë jo, gjë jo, nuk kam çfarë të bëj. Dhe ushqimin nuk kam me çfarë t’ia marr. Ndonjëherë e shënoj emrin atje te dyqani, por ai t’i kërkon. Borxhe kam, por me çfarë t’i laj borxhet unë?!”

Shtëpia në të cilën familja jeton është gati në të shembur, duke i rrezikuar jetën. Kasandra tregon se edhe pse dëshiron dhe është e gatshme të bëjë gjithçka për të ndihmuar familjen; përsëri e ka të pamundur. Kjo pasi nuk gjen dot asnjë punë.

“Të shembura janë dhomat, nuk rrimë dot këtu, kemi frikë. Një ditë na hyri gjarpri brenda, nuk dinim çfarë të bënim. Ishte ankth më i keq. Nuk kemi ku të lahemi, mami nuk ka çfarë të bëjë. Qan çdo ditë, vuan shumë shpirtërisht. E ndjej dhimbjen që vuan. Nuk ka ku të na lajë, në dhomë na lan. Gjatë dimrit lahemi me ujë të ftohtë, se nuk kemi dru, sobë jo, lavatriçe, dush jo. Këtu çdo gjë është e shkatërruar, nuk kemi ku të flemë. Kemi shumë frikë, flemë të gjithë në një dhomë. Mami me vëllanë flenë këtu, motra te divani atje. Kurse unë dhe motra tjetër flemë në dysheme.

Na dhemb shpirti, mami është e sëmurë, çdo natë qan. Nuk kam çfarë të bëj, kujdesem për motrat, vëllanë. Nuk e di a e kuptoni dhimbjen tonë, jemi aq keq saqë nuk ka ku të vejë. Nuk e di, jemi vetëm me këmbë. Duhet të kujdesem për motrat, mamin. Për çdo gjë jam e gatshme, vetëm t’i shoh të lumtur. Që të mos vuajnë kaq sa çfarë kanë vuajtur. Më vjen shumë keq kur i shoh që qajnë. Për ta çdo gjë mund ta bëj, por këtu nuk kam ku të punoj. Është shumë keq, 10 familje janë gjithsej. Gjithsecili sheh punën e tij, asnjë nuk të ndihmon. Është shumë keq. Këtu nuk jetohet.”

Apelin e ka publikuar fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, i cili bën me dije se kanë hapur fushatën dhe fton të gjithë qytetarët të ndihmojnë. / TIRANA TODAY

Tags: 4 fëmijëapelbabaiborxhefamilja Zukofundjave ndryshejetimkushte të vështira ekonomikendërroi jetëpogradec

TË LIDHURA

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit
Politikë

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

18:58 | 09/03/2026
Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%
Aktualitet

Skema e re për pagesën me këste të debive të energjisë, ulje kamate deri 100%

18:48 | 09/03/2026
Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale
Kryesore

Raketat iraniane mbi Turqi, Rama: Kërcënim serioz për sigurinë rajonale

18:21 | 09/03/2026
Next Post
“Rritet çmimi i karburantit”, Shehaj nxjerr ligjin: Si qeveria po mashtron shqiptarët

"Rritet çmimi i karburantit", Shehaj nxjerr ligjin: Si qeveria po mashtron shqiptarët

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës: Për 3 muaj…

Komisioni hetimor për shkarkimin e Metës: Për 3 muaj...

Shqipëria drejt zhdukjes/ Në fund të shekullit, popullsia do zbresë nën 1 milionë

Shqipëria drejt zhdukjes/ Në fund të shekullit, popullsia do zbresë nën 1 milionë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Familja Trump kthen vëmendjen nga sektori i mbrojtjes, nis investimet në një kompani të re dronësh
Bota

Familja Trump kthen vëmendjen nga sektori i mbrojtjes, nis investimet në një kompani të re dronësh

by mirseda
19:44 | 09/03/2026
0

Fëmijët e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po investojnë në një kompani të re dronësh, duke zgjeruar...

Irani: Vetëm presioni ekonomik do t’i japë fund luftës

Irani: Vetëm presioni ekonomik do t’i japë fund luftës

19:29 | 09/03/2026
Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700 numri i viktimave

Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700 numri i viktimave

19:27 | 09/03/2026
Izraeli: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, një tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit

Izraeli: Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, një tiran që do të vazhdojë brutalitetin e regjimit

19:21 | 09/03/2026
Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

Protesta e opozitës më 12 mars, Berisha tregon orën kur do mblidhen protestuesit para Kuvendit

18:58 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com