Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Ata donin të vr*snin Bashën”, zbardhet debati me dyer të mbyllura

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Protesta e datës 8 janar e thirrur nga Sali Berisha krijoi nervozizëm të jashtëzakonshëm tek anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët e shprehën në rastin më të parë. Ditën e hënë, ata thyen çdo rekord të mëparshëm të orëve të zgjatura të diskutimeve ku nisën në orën 19:00 dhe zgjati deri më 3 e 30 të mëngjesit.

I pari në mbledhje e mori fjalën kreu i PD-së, i cili pasi i lajmëroi se ai kishte marrë vendimet e tij, kërkoi të dëgjonte prej tyre mendimet dhe propozimet në lidhje me masat që duhet të merrnin për organizatorët. Emëruesi i përbashkët i fjalimit të gjithsecilit ishte dënimi i dhunës që u ushtrua ndaj selisë blu. Gazetari i Panorama.al, Mariglen Kume ka zbardhur debatin me dyer të mbyllura ku nuk kanë munguar dhe deklaratat bombastike si ajo e deputetit Kreshnik Çollaku, i cili tha se pala tjetër është e nxitur edhe nga influencues rusë dhe kisha ortodokse e ndikuar nga rusët.

Ndërsa Lindita Metalia i quajti protestuesit që ushtruan dhunë një grup anti-amerikan, anti-kombëtar dhe destabilizues që kishin konsumuar elementët e një vepre penale, duke mbajtur armë më vete. Megjithatë, debati u fokusua nëse duhet të përjashtoheshin në bllok apo duhej të vlerësohej kontributi i gjithsecilit që ndodhet tashmë në krahun e Berishës. Të shumtë ishin zërat që masa të ishte drastike, duke i përjashtuar të gjithë, por në fund u miratua propozimi që një pjesë të përjashtoheshin dhe një pjesë tjetër të pezulloheshin dhe të kërkohej distancim nga dhuna.

Debate me dyer të mbyllura në Kryesinë e PD

Lulzim Basha: Të nderuar anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike! Mbledhja e sotme është e një rëndësie të veçantë, vjen pas një ngjarje që turpëron demokratët. Unë kam marr vendimet e mia, por do doja të dëgjoja mendimin e gjithsecilit. Unë vet po e lë telefonin mënjanë dhe po i kushtoj vëmendjen maksimale diskutimit për atë që ndodhi më 8 janar.
Jemin Gjana: Ne e njohim atë (Berishën) mirë. Nuk ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori, që t’ia bëjë këtë partisë së tij. Grupi i Rithemelimit duhet të përjashtohet i gjithë. Mbaj mend historinë e ‘97-ës dhe grupi ynë mbeti me 17 deputetë, ne bëmë opozitë dhe e mbajtëm PD-në. Shkonim në terren dhe kishim përballë bandat dhe e ngritëm partinë duke komunikuar dhe duke dëgjuar. Kjo nuk është as 1/3-a e asaj që i ndodhi PD-së në ‘97″.
Jonila Godole: Unë mendoj se nuk duhet të ketë të njëjtën masë për të gjithë njësoj. Mendoj se duhet të marrim masë përjashtuese nga Partia Demokratike vetëm për Sali Berishën si iniciator të asaj që ndodhi.
Jorida Tabaku: Edhe unë nuk mendoj se duhet të ketë masë përjashtuese për të gjithë, por vetëm të z. Berishës.
Jemin Gjana: Nuk kemi se përse t’i tolerojmë. Ata janë një grup agresiv. Nuk i bëjmë dot ne të reflektojnë. Nëse ata kanë vendosur që të krijojnë grup tjetër parlamentar ne nuk i ndryshojmë dot mëndje edhe nëse nuk i përjashtojmë.

Kreshnik Çollaku: Këto janë struktura paralele. Janë grupi/komiteti i shpëtimit të ’97-ës si në numër, si në përbërje. Ata kanë dashur të na vrasin. Nuk kanë dashur të vrasin as ty dhe as ty. (Drejton gishtin nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe kryetari i PD-së), por 4 nga ne deputetët. Kjo është e tmerrshme dhe ne s’kemi punë me ta. Atyre 200 vetëve duhet t’u dalë emri dhe unë nuk kam më asnjë lidhje me ata deputetë që kanë dashur të na vrasin. Ne duhet të jemi drastikë. Ata duhet të përjashtohen dhe nuk duhet të jenë në radhët tona. Ka një tendencë destabiliteti.

Këto janë inteligjencat ruse me kishën ortodokse. Influencat e kundërshtarëve të Amerikës. Ata që i sollën te dyert e godinës ishin miqtë tanë të një jete, si mund ta lejonin ata këtë dhe aq më tepër si mund ta lejojnë sot pa u distancuar prej saj. Atë ditë, Zoti e bëri që në godinë të mos kishte viktima. Dhuna për mua është një kufi ndarës me këdo. Ndaj, unë mendoj me këdo që nxiti apo përdori dhunë ndaj nesh, kolegeve e ish-miqve të tyre, nuk ka çfarë na mban më bashkë. Në këtë parti dhunuesit dhe të dhunuarit nuk mund të rrinë më bashke.

Lulzim Basha: Për kë e ke fjalën, për inteligjencat lindore?
Kreshnik Çollaku: Po.
Lulzim Basha: Për cilën konkretisht?
Kreshnik Çollaku: Për influencat ruse. Dhe kisha ortodokse. Po vjen në prokuror i Përgjithshëm amerikan në Kroaci dhe do plotësojë dosjet për Ballkanin.
Xhelal Mziu: Duhet të mos tolerojmë ata që drejtuan sulmin dhe të bisedojmë me demokratët, që t’i bindim. Edhe ruajtja e selisë ka rëndësinë e vetë, si dhe duhet të takojmë faktorët në bazë. /panorama

Tags: bashaBerishaKreshnik ÇollakuXhelal Mziu

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

“Tani i ka ardhur fundi”/ Monika e mërzitur me ofendimet e Ilirit

Falsifikuan raportin për sherrin/Pezullohen drejtori dhe dy zyrtarë të lartë

Stresi në sallën e gjyqit, i buzëqeshur dhe me dy gishtat lart







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com