Lidhur me shpalljen e fituesit në Festivalin e Këngës në RTSH, ka reaguar edhe moderatori Arian Çani.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka treguar se fituesi i festivalit u ndryshua në minutën e fundit dhe sipas tij kjo ishte një strategji e regjisores.
Ariani tregon se Vera Grabocka bëri këtë ndryshim, për të shpëtuar nga skandalet, meqë Elvana u përfol para festivalit si fituese.
“Mora vesh që fituese u shpall Arilena. Bravo. Të paktën Grabua e shpëtojë fytyrën. Se ndryshe do ishte skandal. Bravo Arilena. Super këngëtare. Shyqyr që s’e mori ajo tjetra se do ishte turp i madh. Grabua u tregua e kujdesshme dhe anuloi fituesen që përflitej me kohë”, shkruan Çani.