E diel, 22 Nëntor, 2020
8 C
Tirana

Çfarë do të na sjellë Yuri Kim nga Amerika

Më të lexuarat

KUJDES/ Pamje të rënda: Morgu përtej kapacitetit, trupat lihen përtokë

KUJDES! PAMJE TË RËNDA! Syri.net ka publikuar foto ekskluzive të siguruara nga brenda Morgu i Tiranës, ku trupat e viktimave nga Covid-19 janë vendosur në...

“Njerëzit do vdesin”, sizmologu grek parashikon një tërmet të fuqishëm

Në 30 tetor, një tërmet i fuqishëm goditi Detin Egje midis bregdetit turk dhe ishullit grek të Samos, duke shkaktuar një bilanc tragjik. Po...

Pamje të rënda/‘Luftë’ mes grupeve mafioze, 29-vjeçarin e vrasin me shkopinj

Disa pamje të rënda janë bërë virale në rrjet, ndërsa dëshmojnë dhunën makabre të disa personave, ku me shkopinj në duar qëllojnë pa pikë...

“Ka planifikuar që të japë dorëheqjen”, zbulohet pasardhësi i Vladimir Putin

Kritiku i njohur i Vladimir Putin, ka nxjerrë disa të pathëna të cilat e nxjerrin zbuluar lidhur me lëvizjet e tij. Valerey Solovei ka...

Asnjë shenjë përmirësimi nga virusi/ 13 viktima, nami me të infektuarit

Vijon me ritme të larta numri i të prekurve, e po kështu edhe pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë. Në 24 orët...

Kryetari i LSI-së ‘tradhton’ Kryemadhin, jep dorëheqjen nga partia

Kryetari i LSI-së në Laprakë, Gentian Arapi, njofton me anë të rrjeteve sociale se ka dhënë dorëheqjen nga partia e Monika Kryemadhit. Ai rrëfen se...

Shqiptarit i zënë pritë në Spanjë, ekzekutohet me 6 plumba (Emri)

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vrarë pasi ra pre e një atentati. Shqiptari i njohur si Trisas mbeti i vdekur pasi ndaj tij u...

Kryemadhi: Garoj për t’u rikonfirmuar. Ja kush ‘ma mblodhi’ për maskën

Gjatë mesditës së sotme, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen brenda partisë, për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve. Monika...

Italia jep alarmin për ‘bombën e ujit’/Ekspertët: Mos dilni nga shtëpia (VIDEO)

Autoritetet në Itali kanë dhënë alarmin për shkak të së ashtëquajturës “bombë e ujit”, që ka sjellë një përkeqësim të menjëhershëm të kushteve atmosferike. Për...

Prej ditësh në Infektiv, Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit të njohur

Ish-futbollisti i njohur lezhjan Nikolin Lorenci, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ai ka qenë prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Infektiv...

Nga: Ervis Iljazaj

Për fat të mirë, përfaqësuesja e politikës së jashtme amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, mori miratimin në Senat dhe pritet të mbërrijë shumë shpejt në Tiranë. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi prezenca e ambasadorit amerikan këtu është gjithmonë një shenjë sigurie për shoqërinë shqiptare, pavarësisht se këto qëndrime shpesh herë mund të jenë të kritikueshme. Mungesa e një ambasadori në Rrugën e Elbasanit, krijon gjithmonë problem në politikën shqiptare duke e futur atë në kaos.

Një mungesë e gjatë që nga koha kur u largua Donald Lu, e cila ka ndikim dhe në politikën shqiptare, madje më shumë se asgjë tjetër për disa çështje të caktuara. Në seancën dëgjimore përpara komisionit kandidatja për ambasadore në Shqipëri paraqiti vizionin e saj për rrugën që do të ndjekë dhe prioritet që do të ketë në misionin e saj në Tiranë. Mesa duket prioritet do të jenë po njësoj si paraardhësi i saj, ku në seancën përpara komisioni deklaroi se do të mbështeste reformat dhe kryesisht atë në drejtësi. Por, ndër të tjera theksoi edhe shtysën e saj për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

Një nga arsyet se përse kriza politike në Shqipëri po vashdon gjatë, është padyshim dhe mungesa e ambasadorit amerikan.

Të gjitha këto deklarat kanë të bëjnë padyshim me gjendjen politike dhe institucionale ku ndodhet sot Shqipëria.

Sjellja e politikës shqiptare gjatë dekadave të fundit na ka mësuar se, ajo ose bëhet bashkë për të ndarë pushtet kur është në interes të palëve, ose gjendet në një situatë konfliktuale të thellë, ku gjuha e përbashkët për interesin publik nuk gjendet.

Si pasojë e konfliktualitetit politik, kalon në krizë i gjithë sistemi, ashtu sikurse ka kaluar në këtë moment.

Kështu që, për të gjetur një rrugëdalje nga ky ngërç, nuk pritet asgjë tjetër përveçse mbërritjes në Tiranë të ambasadores se re amerikane, e cila mund të rigjallërojë dinamikën e vdekur tashmë të politikës tonë.

Lexo edhe :   Shqipëria dhe Kosova me më pak banka në raport me popullsinë

Linja politike e SHBA-së në Shqipëri që pasqyrohet nëpërmjet ambasadorit të saj këtu, është domethënëse edhe për zhvillimet politike të brendshme. Në këtë moment që po flasim, është një linjë që është në stand by deri në mbërritje  të ambasadorit të ri.

Lexo edhe :   Ndahen vazot për Kupën e Botës 2022, ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Askush nuk mund të mohojë se qëndrimet e ambasadorit amerikan në Shqipëri përbëjnë si të thuash, vendime të arbitrit, që në një fare mënyre gjykon mbarëvajtjen e politikës këtu te ne.

Dhe kur mungon arbitri, loja nuk zhvillohet. Duam apo s’duam ne, ndërkombëtaret kanë ende një ndikim të madh për ngjarjet politike të brendshme. Që nga rënia e komunizmit e deri më sot, për shkak të proceseve euroatlantike të Shqipërisë, por, edhe për shkak se politika shqiptare nuk ngjall besueshmëri te opinion publik, ndërkombëtarët janë kthyer në sytë e shqiptarëve aktorët më të besueshëm. Për këtë arsye vendimet e tyre kanë një influencë në politikën e brendshme.

Reformat  e mëdha, dhe çështjet që presin përgjigje nga politika në këto momente, më sa duket, do ti vënë në lëvizje  përsëri shtysa amerikane, e cila në këtë momente është pezull. Deri atëherë, asgjë e rëndësishme nuk do të ndodhë.

Aleatët më të rëndësishëm ndërkombëtar të Shqipërisë  dhe me impakt në politikën e brendshme tonën kanë qenë në këto dekada Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ky i fundit për shkak se nuk ka një zë unik në politikën e jashtme dhe për ngjarjet e fundit të çështjes së negociatave fatkeqësisht e ka humbur disi rolin e tij. Në këtë kuptim, ambasadori amerikan në Shqipëri merr edhe një rol më të madh. Prandaj, çështjet pezull që kanë ngelur deri më tani, të cilat janë shumë dhe shqetësuese për të ardhmen e Shqipërisë, do të marrin një drejtim vetëm nëse politika amerikane në Shqipëri nëpërmjet ambasadorit të saj do të jetë insistuese në këtë drejtim. /Gazeta Liberale

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama: Po fshehim vdekjet? Kapërcim i çdo kufiri, politikë me lajme të rreme

Pas akuzave të kryedemokratit Basha, sa i takon fshehjes së numrit të viktimave si pasojë e COVID-19, kryeministri Rama tha se ndjehet i keqardhur...

Basha nuk i ndahet Ramës: Tu deshën dy ditë për të manipuluar faktet

Në kohën kur edhe pak minuta na ndajnë nga deklarata publike e Ramës, sa i takon numrit të pacientëve të vdekur dhe fshehjes së...

E frikshme/Policia futet me armë në fushën e lojës, lojtarët të frikësuar

Një situatë ka dalë jashtë kontrollit në fushën e blertë. Deri këtu nuk ka asgjë për tu surprizuar, por kur ndërhyn policia me armë...

Mos e ngatërroni me gripin! Renditja e simptomave të COVID-19

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh, që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda. Në 31 dhjetor...

Dokumenti/ Publikohet fletëarresti i Gjykatës Speciale për Thaçin

Gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara Nicolas Guillou, pas konfirmimit të aktakuzës për ish-presidentin Hashim Thaçi, ka lëshuar edhe fletarrestimin për të. Në...