Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka vlerësuar SPAK dhe BKH, duke thënë se janë tmerri i kriminelëve. Në 2-vjetorin e krijimit të SPAK, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë ka dhënë meszhe të rëndësishme. Kim kërkoi durim nga qytetarët, duke thënë se Reforma në Drejtësi po ecën me ritme të ngadalta, por po bën punë shumë të mira duke vendosur standarde të reja në drejtësi. Yuri Kim tha se Reforma në Drejtësi nuk është e shpejtë ose perfekte, por është e rëndësishme që të vijohet hap pas hapi.
“SHBA mbështet demokracinë e Shqipërisë dhe u inkurajojmë që të luftoni kundër krimit të organizuar. Është një punë e vështirë, dhe asgjë nuk mund të arrihet direkt. Por ju duhet të injoroni që atë njerëzit thonë, dhe të jeni të fokusuar në punë.
Jam shumë e impresionuar nga dëshira juaj për të bërë drejtësi, dhe për të hetuar të gjithë ata që duhet të hetohen. Drejtësia tani është më e pastër dhe më e arritshme. Viti 2021 ka qenë pika e kthesës për Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar, dhe SHBA është shumë e lumtur me arritjet e SPAK.
Reforma në Drejtësi nuk është e shpejtë ose perfekte, por është e rëndësishme që të vijohet hap pas hapi. Nuk duhet të kemi asnjë hap pas, vazhdon vetëm përpara. Në këtë dy-vjetor të SPAK, ju tashmë jeni bërë heronjtë e fëmijëve dhe tmerri i krimineleve”, tha Yuri Kim.