E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

“Ligji, mburoja e një pune të mirë”, Manja prezanton drejtorin e ri të Burgjeve

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka prezantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija, i cili zëvendëson në këtë detyrë, Agim Ismailin. Në fjalën e tij prezantuese përpara gjithë stafit menaxhues të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Manja bëri një ekspoze të shkurtër të punës dhe arritjeve të ish-drejtorit Ismaili, duke vlerësuar angazhimin e tij prej marrjes së kësaj detyre. Manja tha se Abrija ka marrë besimin, në sprovën e re si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve. Për të, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duhet të jenë model i zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

“Admir Abrija ka gjithë besimin tim, eksperiencën time dhe mbështetjen ligjore në sprovën e re si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Viti 2022 do të nisë me një filtër të fortë për të gjithë piramidën e sistemit penitenciar. Ligji dhe vetëm ligji është mburoja më e fortë e një pune të mirë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe gjithë IEVP-të duhet të jenë model i zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Nuk do të pranoj kurrë që qoftë edhe në një prej institucioneve tona, përsa kohë të jem unë në këtë detyrë, të ketë ngjashmëri, apo përafri me ngjarje, a imazhe, që vijnë nga vendvuajtje dënimi, apo paraburgimi të ngjashme në rajon”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...