E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Protesta/Dy mijë efektivë në terren, Kryeministria rrethohet nga kangjellat

Në ambientet e jashtme të Kryeministrisë janë vendosur kangjellat metalike, pas parlajmërimit të Berishës për protesta. Raportohet se do të jenë rreth 2000 forca policie që do të angazhohen për të siguruar rendin dhe sigurinë, gjatë zhvillimit të protestës, që do të nisë në orën 16:00 nga selia blu dhe do të vijohet drejt Kryeministrisë. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut, të Serbisë dhe të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Berisha, objekti i protestës do të jetë takimi që do zhvillohet në këto dy ditë në Shqipëri mes kryeministrit Rama, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të projektit “Ballkani i Hapur”.

“Pushtimin” e PD-së e paralajmëroi edhe vetë Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e 11 dhjetorit, se sapo të mbyllej ky aktivitet do të shkonin në selinë blu. Por kjo gjë nuk ndodhi, pasi Policia e Shtetit ishte dislokuar rreth e përqark selisë blu.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...