Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Abuzimi ndaj fëmijëve, sociologia thirrje prindërve: Kujdes, edhe ju jeni fajtorë!

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Abuzimi ndaj fëmijëve, sociologia thirrje prindërve: Kujdes, edhe ju jeni fajtorë!

Abuzimi i fëmijëve është një nga temat më të ndjeshme në shoqëri. Por, përsëri në vendin tonë nuk ka të dhëna të sakta sa i takon kësaj problematike. Edhe më keq është mbrojtja e fëmijëve. Disa muaj më parë “The Economist” raportoi se mekanizmat mbrojtës për të miturit nuk janë funksional. Kështu veçanërisht kjo grupmoshë është përherë e më tepër e predispozuar ndaj rrezikshmërisë nga abuzimi dhe dhuna seksuale. Edhe pse mendohet se këto barbarizma ndodhin në zona të largëta apo fshat, kjo është diçka e gabuar. Pak ditë më parë emisioni “Stop” publikoi abuzimin e një të moshuari me një djalë të mitur në anë të Lanës në kryeqytet.

Sociologia Entela Binjaku në një intervistë për Tirana Today shpjegon nevojën e domosdoshme për të pasur më tepër kujdes. Veçanërisht nga prindërit ku në disa raste sipas saj, janë edhe fajtorë për abuzimet seksuale që i ndodhin fëmijëve.

“Kur ndodh një rast abuzimi seksual, aty tregon se këta të rritur nuk e kanë bërë detyrën siç duhet. Dhe fëmija është viktima. Po ashtu është viktimë e dyfishtë e vetë abuzimit. Për një të mitur pesha e abuzimit është shumë e madhe dhe reflektohet në gjithë zhvillimin e tij të mëtejshëm. Lë gjurmë që janë shumë të vështira të fshihen. Përjeton ndjenja ankthi, pasiguri tek të rriturit, humb besimin tek solidariteti me të tjerët. Fillon sheh me dyshim të gjithë të ardhmen.

Sigurisht që edhe prindërit kanë fajet e tyre. Sepse çdo herë që një prind është i painformuar siç duhet. Apo kur nuk ka vëmendjen e duhur, humbet nga koha që duhet t’i japë fëmijës. Kur një i rritur nuk tregohet 100% i kujdesshëm ai lë vend për një mundësi abuzimi. Këtu nuk dua të përjashtoj ata të rritur të tjerë që janë abuzuesit e drejtpërdrejtë.  Për të cilët shoqëria duhet të jetë shumë e vëmendshme ndaj sjelljeve të tyre e t’i shmangin. Jo vetëm të dënohen moralisht, por edhe ligjërisht.”

Binjaku thotë për Tirana Today se edhe pse është një çështje e cila ndodh si në zona rurale, ashtu edhe në ato urbane, përsëri denoncimet janë të pakta. Kjo pasi ende në shoqëri ekziston frika nga paragjykimet, por njëkohësisht edhe mosbesim te institucionet përgjegjëse. Të cilat shumë herë kanë treguar se nuk janë aspak të kujdesshme, apo të veprojnë në përputhje me ligjin. Duke i ndaluar abuzuesit e më pas liruar përsëri. I fundit rast i publikuar për këtë abuzim dhe nga ana e institucioneve është në Fier. Ku një vajzë e mitur 10-vjeçare është abuzuar seksualisht nga një burrë 67-vjeçar i quajtur Lefter Ruko. Ky i fundit u arrestua, por më pas u lirua me kërkesë të prokurorit dhe me vendim të gjykatës.

“Deri nga momenti që denoncohen e ndalohen nga policia, unë nuk e di sesi vijon më pas. Se çfarë ndodh pasi është brenda institucioneve të ndëshkimit. Por, shoqëria ka nevojë të besojë tek institucionet e shtetit. Denoncimet i kemi të pakta, kjo për shumë arsye. Sigurisht stigma, paragjykimi, stepja janë shumë të pranishme. Ndër të tjera jo çdo prind beson tek denoncimi, kjo për arsye që shumë herë kemi parë që nuk është bërë asgjë nga ana e institucioneve.”

Trajtimi i seksualitetit te fëmijët është një nga temat që gjithmonë ka sjellë debat të fortë në shoqëri. Se kur është mosha e duhur për të folur me të miturit për këtë gjë dhe si duhet trajtuar. Sociologia thotë se prindërit duhet të këshillojnë fëmijët në mënyrën e duhur dhe t’i njohin me rreziqet që i rrethojnë.

“Në përgjithësi ne i kemi ende konceptet tabu, jo vetëm në drejtim të marrëdhënieve seksuale. Por, kultura na bën që ta kemi të vështirë të shprehemi lirisht në shumë drejtime që mbartin në vetvete një ngarkesë emocionale. Aq më tepër me tema të tilla që janë sa delikate, aq edhe të ndaluara për një kategori.”/ TIRANA TODAY

Tags: DenoncimetEntela Binjakukujdesmbrojtja e fëmijëveparagjykimetPrindëritsociologiate mituritthirrje

TË LIDHURA

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës
Aktualitet

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën
Politikë

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

22:02 | 10/10/2025
Next Post
Blerina Bombaj është njohur me bashkëshortin falë Joni Peçit

Blerina Bombaj është njohur me bashkëshortin falë Joni Peçit

“Prej 40 vitesh”, Ardit Gjebrea merr super dhuratën për ditëlindje

“Prej 40 vitesh”, Ardit Gjebrea merr super dhuratën për ditëlindje

Rama në Urën Vajgurore: Zgjedhjet janë demokratike, opozita u largua vetë!

Rama në Urën Vajgurore: Zgjedhjet janë demokratike, opozita u largua vetë!







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Bota

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

by mirseda
22:37 | 10/10/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze. Presidenti i...

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com