Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A ka një plan edhe Ambasada Amerikane në Shqipëri

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A ka një plan edhe Ambasada Amerikane në Shqipëri

Nga: Mentor Kikia

Situata politike në Kosovë tregoi se dirigjentët me “shkopin” magjik, që qëndrojnë pas perdes, i lëvizën fijet. Për pasojë, qeverisë së krijuar me shumë mundim dhe ndërhyrje “kirurgjikale” pas rrëzimit të Albin Kurtit, i erdhi fundi. Por ligji i dekriminalizimit e përjashton edhe vetë Albinin nga kandidimi i mëtejshëm. Thaçi është në Hagë, ndërsa “gjeneralët“ e tjerë të UÇK-së nuk kanë nge të merren me politikë, pasi janë të zënë me akuzat.

Është kjo koha për një gjëneratë të re politike në Kosovë? Ndoshta! Vjosa Osmani duket “simpatike” për momentin.

Gjatë protestave të fundit në Tiranë, Ambasada Amerikane, lëshoi këtë deklaratë:

“Ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë për të siguruar një hetim të plotë dhe transparent për incidentin…

Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të tregojnë aftësinë e tyre për të udhëhequr në mënyrë të përgjegjshme, duke përfshirë refuzimin e dhunës.

Ata që kanë qenë në pushtet në të kaluarën, nuk duhet të kompensojnë gabimet e kaluara duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme”.

Çuditërisht, këtu ka tri palë: Ata që janë në pushtet. Ata që kanë qenë në pushtet. Ata që duan të vijnë në pushtet. Në pushtet është PS. Po dy palët e tjera kush janë? Ata që kanë qenë, janë njëkohësisht edhe ata që duan të vijnë, dhe kjo është opozita.

Po, përse Ambasada Amerikane e ndan opozitën në dy pjesë?

A janë Berisha dhe Meta “ata që kanë qenë”?

A janë Basha dhe Kryemadhi “ata që duan të vijnë”?

A është kjo një përpjekje për të ndarë Berishën dhe Metën nga opozita?

A janë dy ish kryeministrat Berisha dhe Meta, objektivi afatshkurtër i “drejtësisë së re”, përfshi edhe shkarkimin e Metës nga Gjykata Kushtetuese, ngritja e të cilës po mbështetet fort nga ambasadorja Kim?

Edi Rama duket të jetë objektivi afatgjatë dhe për momentin ai duket se ecën mbi tapet, derisa “ata që kanë qenë në pushtet” nuk ndahen nga “ata që duan të vijnë në pushtet”.

Pastrimi i politikës shqiptare është shumë më i ndërlikuar se ai i politkës në Kosovë. Kjo ndoshta edhe për faktin se në Shqipëri nuk ka një gjeneratë të re, që të mund të fitojë admirimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, për të justifikuar operacione më agresive.

Tags: ambasada amerikaneGjykata KushtetueseMetaopozita

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Itali: Zbulohet një tjetër person i infektuar me mutacionin e ri të Covid-19

Itali: Zbulohet një tjetër person i infektuar me mutacionin e ri të Covid-19

Daçiç fyen Vjosa Osmanin: Është 10 herë më e zezë se Vlora Çitaku

Daçiç fyen Vjosa Osmanin: Është 10 herë më e zezë se Vlora Çitaku

FIFA i jep Skëndërbeut lajmin e shumëpritur

Skandal në FIFA, ish-presidenti akuzohet për humbjen e 460 milionë eurove







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

by mirseda
22:11 | 05/11/2025
0

Për kreun e SPAK, Altin Dumani, që nga krijimi i tij 6 vite më parë, SPAK ka...

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

20:37 | 05/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com