E diel, 17 Janar, 2021
1 C
Tirana

Daçiç fyen Vjosa Osmanin: Është 10 herë më e zezë se Vlora Çitaku

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç, ka fyer ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Zyrtari serb i ftuar sot në programin e mëngjesit në TV Happy, tha se Osmani është për çdo gjë kundër.

“Kemi në Kosovë Vjosa Osmanin që për çdo gjë është kundër kur bëhet fjalë për Serbinë”, tha Daçiç teksa moderatorët e emisionit ia kujtuan përplasjet e tij edhe me ish-ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, gjatë seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Vjosa është 10 herë më e zezë sesa Vlora Çitaku”, shtoi ai.

Osmani po ushtron detyrën e presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Ajo është kryetare e Kuvendit.

Daçiç ka folur edhe për zgjedhjet në Kosovë që pritet të mbahen së shpejti. Sipas tij, është krijuar një praktikë që sa herë ka bisedime me Serbinë dhe që është afër të arrihet ndonjë marrëveshje, në Kosovë shpallen zgjedhje.

“Deri dje lajm ishte samiti që do të organizohej nga presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por në mbrëmje doli Gjykata Kushtetuese dhe e rrëzoi Qeverinë. Është krijuar kjo praktikë qëkur unë isha pjesëmarrës në dialog. Gjithnjë dilte ndonjë problem dhe garnitura e re thoshte se nuk marrin përsipër atë që është folur dhe që është nënshkruar më herët”, ka thënë Daçiç, që ka mbajtur edhe funksione tjera të larta si kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ai pret që serbët të dalin edhe më të fortë dhe më të bashkuar nga zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Daçiç, por edhe zyrtarët tjerë qeveritarë të Serbisë, në vazhdimësi fyejnë personalitet politike në Kosovë, siç edhe i mohojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Lexo edhe :   Ana e “Për’puthen”, së shpejti në një tjetër ekran
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Skandali me sanitaren te Covid-2, nis hetimi ndaj personelit mjekësor

Prokuroria e Tiranes ka shtrirë hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid2 “Shefqet Ndroqi”, pas skandalit që u zbulua nga emisionet televizive, ku...

Prej kohësh thuhet se do largohet, Gatuzo merr vendimin për Hysajn

Elseid Hysaj prej kohësh thuhet se do të largohet nga skuadra e Napolit dhe kjo e gjitha për shkak të minutazhit të paktë që...

Kryemadhi: Drejtorët e bashkisë Tiranë po tentojnë të blejnë njerëzit e LSI-së

Kryetarja e LSI, Monik Kryemadhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj të cilët në zgjedhjet e 25 prillit, do të votojnë për herë...

Basha poston videon: Rama gënjeu shqiptarët, duhet të largohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se kryeministri Edi Rama i gënjeu shqiptarët, ndaj dhe ai duhet të largohet. Teksa ka shpërndarë një video...

Kanosi me armë zjarri 18-vjeçarin, arrestohet i riu në Lezhë

Një 20-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lezhë ditën e sotme. I riu ishte shpallur në kërkim pasi më 12 janar kishte kanosur...