Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A e ka lënë amanet Skënderbeu, trafikun e pasaportave?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Thellohuni edhe pak, kush ua solli “shtrigën” Jozefinë! 

Nga: Mero Baze

Sot na duhet ti kërkojmë ndjesë Skënderbeut, Izetbegovicit, dhe dy kompanive të ushtrisë shqiptare. I pari sepse i duhet të rrotullohet sot në varr, e të pyes Lek Dukagjinin, se në cilën pikë të amanetit ja ka lënë Shqipërinë amanet Ilir Metës.

Duhet ti kërkojmë ndjesë dhe Izetbegovicit, pasi ish Presidenti i Bosnjës, tani e ka të paqartë, nëse fatin e tij e ka Edi Rama, apo Lulzim Basha.

Të tretëve duhet tu kërkojmë ndjesë ushtarëve tanë të dy kompanive paqeruajtëse që kemi si bërthamë të ushtrisë shqiptare, që Presidenti mund ti tërheq nga misionet paqeruajtëse, për të mbrojtur Kushtetutën në Presidencë nga armiqtë e huaj dhe të brendëshëm.

Kjo gjë mund të ishte shmangur. Ilir Meta e kishte një hall që shpiku amanet të Skënderbeut për të. Skënderbeu ka luftuar për të mbrojtur Perëndimin nga Osmanët, ndërsa Ilir Meta  e ka luftën me Perëndimin si Osman. Ndaj nuk ka arsye që princi ynë që ishte mburoja e Perëndimit në Shqipëri, ti linte amanent një të jenicieri të marrë që i ka hap luftë Perëndimit.

Po ashtu Ilir Meta nuk kish pse kujtonte sot Izetbegovicin e ndjerë. I kapur peng në aeroport nga ushtarët serb në vitin 1992, Izetbegovici mori vartësin e tij për ti thënë vazhdoni luftën. Nëse Ilir Meta e ka fjalën për Lulzim Bashën, i bie që ky të marr Gaz Bardhin e të thotë “Vazhdoni se mua më ka marr peng Edi Rama” .

Nëse e ka për Edi Ramën, ky i bie të marr në telefon Erjon Bracen dhe ti thotë “Vazhdoni se më ka marr peng Lul Basha.”

Kështu që dhe kjo lajthitje e Ilir Metës ishte e tepërt, po të mos kishte një hall.

Aq më shumë Ilir Meta nuk kishte pse u referohej forcave të armatosura që në fakt janë thjesht dy kompani ushtarësh që të jenë në gatishmëri për të, në luftën ndaj armiqëve të jashtëm, e të brendëshëm. Ne jemi vend i NATO dhe nga armiqtë e jashtëm na mbron NATO. Nga armiqtë e brendëshëm na ndihmojnë zgjedhjet. Ilir Meta nuk do as NATO, as zgjedhjet, kështu që u kërkon ndihmë kot atyre, se ata marrin rrogën tek Olta Xhacka. Ishte tjetër hall ai që e detyroi Ilir Metën a bëj këtë.

Këto lajthitje të Ilir Metës nuk vijnë thjeshtë se është cmendur. Sot ai donte të dukej më shumë se i cmendur. Donte të thoshte gjëra pa lidhje të ngatërronte gjithë dynjanë, të përfliste Bashën, Ramën, Skënderbeun, Izetbegovicin, ushtrinë, e këdo tjetër me qëllim që njerëzit të harronin përse e kishte thirrur Konferencën e shtypit. Ai ishte gati të fliste dhe për hënën e plot, të merte përsipër vrasje e vetvrasje, të shpikte ndonjë komplot kombëtar apo ndërkomëbtar kundër tij, vetëm që të gjithë ne të harronim se ditën e shtunë, zëdhënsi i tij njoftoi se ditën e hënë, Presidenti Ilir Meta do të dal në konferencë për shtyp me gazetarët e oborrit të presidencës, që të bëj transparent historinë e shtetësive të paligjshme që ka dhënë. Kujtojmë se Ilir Meta ka dhënë 817 shtetësi si përjashtim nga ligji, për arsye kombëtare, në shumicë klientë të sekserëve të presidencës dhe rreth 900 të tjera sipas ligjit. Pra ka barazuar përjashtimet nga ligji, me ato që të jep ligji.

Sot me sa duket, kur këshilltarët i kanë vënë letrat para, kur ka parë se e ka shkelur ligjin me të dy këmbët, kur ka ndjerë rrezikun se mund ti hapet një proces hetimi parlamentar dhe pastaj të depozitohen në SPAK provat për shtetësitë  e paligjshme, ka ndryshuar mendjen.

Dhe ka vendosur më mirë të thotë ca marrëzi si pasardhës i Skënderbeut, apo të ngjall dilema mes Bashës e Ramës se kush duhet të imitoj Izetbegovicin, të kërcënojë si Komandant i Përgjithshëm, se sa të flas pse ka shkelur me dy këmbët ligjin e shtetësisë, duke bërë trafik me pasaporta.

Nuk është aq budalla sa duket. Eshtë i cmendur. Dhe të çmendurit shpesh e kanë një fije talenti, për të bërë si budallenjë, kur kapen mat.

Tani të presim kur do na e sqaroj këtë punën e pasaportave se sot na sqaroi Skënderbeun, Izetbegovicin dhe vetmbrojten si Komandant i Përgjithshëm, që të harronim trafikun e pasaportave.

Me sa dimë ne, Skënderbeu nuk ka lënë ndonjë amanet për pasaporta, se atëhere nuk kishte pasporta. Por po të kisht me siguri nuk do linte amanet që ato të shiteshin për të bërë para, pasardhësi i tij 500 vjet më vonë.

Tags: bashailir metamero bazeramaSkenderbeu

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Greva/Kryemadhi-Ramës: Ato s’janë mish për top për inatet politike

Greva/Kryemadhi-Ramës: Ato s’janë mish për top për inatet politike

Pëllumb Pipero tregon çfarë na pret në javët në vijim

"Duhet komunikuar me bizneset për kufizime”, Pipero zbulon planin

Sandër Lleshaj zbulon marrëdhënien që ka me Sali Berishën

Sandër Lleshaj zbulon marrëdhënien që ka me Sali Berishën

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky i kërkon Putinit armëpushim dhe takim për paqen në Ukrainë

by mirseda
23:00 | 04/06/2025
0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një...

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

Aksident i rëndë/ Treni përplas një makinën , humb jetën shoferi

22:56 | 04/06/2025
Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

Kriza politike në Kosovë, Zeka: Ja çfarë ndodh nëse Kurti nuk formon qeverinë

22:34 | 04/06/2025
Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos

22:32 | 04/06/2025
Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

Shkodër/ Konfirmohet rasti i parë i murtajës së bagëtive të imëta, ja çfarë paralajmërohet

22:13 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com