E mërkurë, 16 Qershor, 2021
21.5 C
Tirana

Greva/Kryemadhi-Ramës: Ato s’janë mish për top për inatet politike

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i dërgon një mesazh kryeministrit Edi Rama, pas takimit me gratë greviste të Ballshit. Gratë janë në grevë për pagat e bashkëshortëve. Naftëtarët e uzinës në Ballsh kanë hyrë në një grevë urie prej 22 ditësh, ndërsa prej 5 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre.

Grevistët kërkojnë marrjen e masave urgjente nga qeveria, për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës. Tejet e revoltuar, Kryemadhi i drejtohet kryeministrit duke i thënë se e di që i djegin të vërtetat ndaj tij dhe oligarkëve.

Statusi

“Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje. Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përfundon pjesa e parë/ Lokateli ”ndëshkon” Zvicrën (Video)

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së Grupit C. Italia ka mundur minimalisht Zvicrën, duke vendosur njërën këmbë në turin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja...

Zgjedhjet për kreun e PD/ Shehaj denoncon: Vëzhguesja ime u dhunua

Agron Shehaj, i cili kandidoi për kreun e Partisë Demokratike, ka denoncuar faktin se vëzhguesja e tij në zgjedhjet e 13 qershorit Enkeleda Çela,...

PD mbledh Kryesinë në 18 qershor, ja çfarë do të diskutohet

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë në datë 18 qershor. Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Mbledhja është parashikuar që...

Avokati zapton pronën në Ksamil dhe kërkon legalizim me dokumente false

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga Ksamili për një sipërfaqe toke që pretendohet se është përvetësuar pa të drejtë. Sipas denoncimit,...

Kontrollet e RENEA-s/ Hoxha zbulon zonat e “nxehta” në Vlorë dhe Shkodër

Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur meaksionet e RENEA-s në dy ditët e fundit në vend, ku ka ushtruar kontrolle...