Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Duhet komunikuar me bizneset për kufizime”, Pipero zbulon planin

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Shqipëria gjatë ditëve të fundit po përballet me një fluks të infektuarish. Shifrat janë në trend rritës, e kjo ka sjellë edhe frikën e qytetarëve për një izolim të dytë. Një masë e tillë po shihet si e largët nga ana e autoriteteve, nëse funksiojnë një sërë masash të tjera. Mbajtja e maskës ende shihet me skepticizëm për një pjesë të qytetarëve, të cilët nuk duan t’ia dinë edhe për gjobat.

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, foli në studion e “Ilva Now”, ndërsa tha se me shqetësim duhet parë rritja e të shtruarve në spitale. “Normalisht unë mendoj se shifrat tek ne janë pothuajse në ato ritme që janë edhe në vendet e tjera të rajonit.

Në të gjithë rajonin, numri i rasteve te infektimet ka ardhur duke u rritur. Është një rritje e qëndrueshme, çfarë tregon për një qarkullim të shtuar të virusit në vendit tonë.

Rritja e numrit të testeve dhe tamponëve, ka arritur të evidentojë raste të shtuara me Covid-19. Në opinionin tim se sa shqetësuese është situata, duhet ta tregojnë numrat e të shtruarave në spital, se sa numrat pozitivë.

Numri i rasteve të shtruara është relative, çfarë na bën të mendojmë thellë për të marrë masa të arsyeshme për të mundësuar uljen e ritmit të shpërndarjes së pandemisë në vendin tonë”, tha ai.

Mjeku shtoi se një mbyllje e dytë nuk shihet si strategji e mirë, por theksoi se para marrjes së kësaj mase ekstreme, qytetarët dhe bizneset duhet të respektojnë protokollet shëndetësore, të diktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Pipero tha se mbyllja nuk është zgjidhje. Mjeku paralajmëroi për kufizime. Duke përjashtuar shkollat, Pipero shtoi se duhet komunikuar me bizneset për kufizime të arsyeshme.

“Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje, ishte një zgjedhje e detyruar për momentin, por rast pas rasti mund të bëhet në qytetet e vogla.

Askush nuk mund ta parashikojë, por nuk do të ishte një zgjidhje që e ndihmon qoftë frenimin, qoftë ekonominë dhe e kam të vështirë të them se cilat do ishin shifrat për të marrë këtë masë ekstreme.

Mund të kemi kufizime të arsyeshme. Ne jemi koshientë, që vatrat kryesore që transmetohet virusi janë familja, brenda të njëjtës familje, janë të rinjtë, janë restorantet, lokalet, baret.

Respektimi i protokolleve strikte, kufizimi i orareve në lokalet e natës. Nëpër lokale nuk respektohet distanca nëpër lokale. Janë një sërë protokollesh që duhet respektuar normalisht. Duke përjashtuar shkollat, unë mendoj se jo tani, por duke parë në vijimësi duhet komunikuar me bizneset për kufizime të arsyeshme, dhe të nevojshme”, tha ai.

Tags: biznesetkoronaviruslokaletpellumb pipero

TË LIDHURA

Aktualitet

Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin

12:59 | 09/06/2026
Aktualitet

Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

12:57 | 09/06/2026
Politikë

Rama: Sot jemi në kushte të tjera, 63% e atyre që i përfundojnë këto shkolla nisin punë

12:46 | 09/06/2026
Next Post

Sandër Lleshaj zbulon marrëdhënien që ka me Sali Berishën

Për qetësinë e Bashës dhe mungesën e dashurisë së Metës

Shkon të mjekojë mishrat e dhëmbëve, dentisti i heq të gjithë nervat (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Telat me gjemba rrethojnë Baks-Rrjollin, banorët: Po na nëpërkëmbin dinjitetin

by mirseda
12:59 | 09/06/2026
0

Pasi u hoqën nga Zvërneci, telat me gjemba kanë rrethuar trojet në Baks-Rrjoll të Velipojës, kurse qytetarët...

Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një prej autorëve

12:57 | 09/06/2026

Rama: Sot jemi në kushte të tjera, 63% e atyre që i përfundojnë këto shkolla nisin punë

12:46 | 09/06/2026

Rama: Pagat në bregdet s’janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci, kritikët punojnë në Instagram

12:41 | 09/06/2026

Shpërndau tezën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në rrjete sociale, përjashtohet maturanti në Kukës

12:33 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com