Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Bamir Topi ngre dyshime për badigardët e Berishës: Rrahja e tij, precedent i rrezikshëm për politikanët e tjerë

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-presidenti Bamir Topi ka shprehur kritikat ndaj truprojave të ish-kryeministrit Berisha, ndërsa ka thënë se ata që mbrojnë liderin, duhet të jenë shumë profesionistë.

Topi u shpreh në emisionin “Frontline”, se goditja e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës nga Gert Shehu, la një shije të keqe në opinionin publik. Për të, një ngjarje e tillë përbën një precedent të rrezikshëm përsa i përket qasjes së shoqërisë ndaj liderëve politik. Ish-presidenti Bamir Topi vuri në dukje se në raste protestash, truprojat e liderëve politik duhet të jenë vigjilent në çdo moment, për të evituar raste të tilla.

Topi: Unë them që është e rëndë dhe e shëmtuar njëkohësisht. Fatmirësisht mbeti aty. Në një situatë të tillë, edhe një i ri fizikisht, i fortë, mund të kalonte shumë keq. La një shije shumë të hidhur, të keqe. Kjo tregon që në këtë shoqërinë tonë, pavarësisht asaj që po thuhet ndaj personalitetit të njeriut që goditi Berishën, shumë gjëra në shoqëri janë çoroditur.

Pyetje: E dënoni këtë akt dhune?

Topi: Natyrisht. Në rastin specifik, akoma më shumë. Bëhet fjalë për një ish-president, ish-kryeministër, një njeri që përtej karrierës ka dhe vite mbi supe. Dhuna është e dënueshme, por jemi mësuar të themi t’ia lëmë organeve për ta hetuar. Duhet një hetim i hollësishëm për këtë situatë. Me të vërtetë politika ka pasur situata të vështira, duket një precedent i rrezikshëm. Kemi kaluar vitet 97’ dhe 98’. Ka ndodhur dhe akte si vrasja e kryetarit të lëvizjes 90’.

Njerëzit që e rrethonin Berishën, truprojat ishin gati të pavëmendshëm. Nuk do përshkruaj cilësitë e njerëzve që rrethojnë një lider dhe mbrojnë një lider politik. Ata që mbrojnë liderin, duhet të jenë shumë profesionistë. Një akt i rëndë dhune dhe i shëmtuar njëkohësisht. Fatmirësisht pa pasoja. Natyrisht çdo njeri ka fizikun e tij. Fatmirësisht që iku pa pasoja. Njeriu është një qenie biologjike. Kur kemi parë dhe boksierë të trajnuar që rrëzohen në ring.

Lidhur me sulmin, vetë Berisha, por edhe Ilir Meta dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të opozitës, kanë akuzuar Edi Ramën se e kishte ‘infiltruar’ këtë person me qëllim që të godiste ish-kryeministrin. Madje Berisha tha se Gerti Shehu ka punuar më herët si agjent kriminal. Në këtë kuadër, ai thekson se ky vërtetim mjekësor lëshohet me kërkesë informale nga policia ose prokuroria për të infiltruarit, dhe përdoret për të shmangur arrestimin në flagrancë kur kapet nga punonjës policie që nuk e di se është i infiltruar.

Tags: Bamir TopiBerishadhunaMetarama

TË LIDHURA

Aktualitet

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

09:33 | 04/06/2026
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82
Aktualitet

Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK

09:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:29 | 04/06/2026
Next Post

Kush e shtyu Gert Shehun të gjuajë Berishën me grusht?!

Kurti paralajmëron shtim të pranisë policore në veri

“Grushti” i vërtetë mbi Sali Berishën! 







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

by mirseda
09:33 | 04/06/2026
0

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në...

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Dosja “Balluku”/ Igli Tare paraqitet në SPAK

09:31 | 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:29 | 04/06/2026

Rama nxjerr pamjet e Zvërnecit plot mbeturina: Duan ta mbajnë kështu, por projekti e kthen

09:03 | 04/06/2026

Në kërkim për drogë, shkëmbim zjarri mes 43-vjeçarit dhe policisë. Polici u vra në një zonë malore

09:01 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com