Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kurti paralajmëron shtim të pranisë policore në veri

1 vit ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kurti pranon kërkesën e SHBA-së, shtyn afatin e gjobave për targat në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me intensifikimin e sulmeve në veri, që sipas tij po kryhen nga “banda kriminale” të cilat “paguhen dhe dirigjohen nga Serbia”, do të ketë edhe shtim të pranisë policore në këtë pjesë të shtetit.

Policia e Kosovës konfirmoi se më 6 dhjetor ka pasur disa incidente në kohën kur zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

“Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë”, shkroi Kurti në Facebook.

Zyrtarët komunalë zgjedhorë, nën përcjelljen e policisë, kishin tentuar sot të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, por sipas autoriteteve, atyre iu pamundësua që të kryenin detyrat zyrtare.

Policia tha se zyrat e KQZ-së në veri janë dëmtuar me mjete të rrezikshme, përfshirë edhe “granata dore të prodhimit jugosllav”.

Incidente në veri gjatë përgatitjeve për zgjedhje

Këto incidente vijnë në kohën kur KQZ-ja po vazhdon përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – pasi ato kanë mbetur pa kryetarë.

Kryetarët e këtyre katër komunave u dorëhoqën në nëntor, si shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.

Zgjedhjet janë caktuar që të mbahen më 18 dhjetor. Por, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se incidentet e sonte dëshmuan se institucioni që ai udhëheq ka “qasje të kufizuar” në veri të vendit. Ai shtoi se nuk mund të rrezikojë jetën e zyrtarëve zgjedhorë, teksa kërkoi që atyre t’u ofrohet siguri.

Ndryshe, pjesëtarët e komunitetit serb që ishin pjesë e Policisë së Kosovës po ashtu u larguan nga puna në nëntor, së bashku edhe me gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët serbë në institucionet qendrore. /evropaelire

Tags: Albin Kurtikryeministri i Kosovessulmet ne veri

TË LIDHURA

“Do të shkojë me disa dosje të mëdha”, a do të dialogohet edhe për Shqipërinë? Gazetari i njohur zbardh detajet që pritet të diskutohen në takimin Erdogan-Mitsotakis
Rajoni

“Do të shkojë me disa dosje të mëdha”, a do të dialogohet edhe për Shqipërinë? Gazetari i njohur zbardh detajet që pritet të diskutohen në takimin Erdogan-Mitsotakis

20:21 | 06/12/2023
Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me pagesë
Rajoni

Dyshohet se 40 shqiptarë në Ballkan kryejnë vrasje me pagesë

22:41 | 05/12/2023
Panik në vendin fqinj, goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda
Rajoni

Panik në vendin fqinj, goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

21:42 | 05/12/2023
Next Post
“Grushti” i vërtetë mbi Sali Berishën! 

“Grushti” i vërtetë mbi Sali Berishën! 

Kina heq rregullat e rrepta C*vid pas protestave

Kina heq rregullat e rrepta C*vid pas protestave

Zv.presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg për korrupsion

Zv.presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg për korrupsion

JU REKOMANDOJMË

Pagoi 30 mijë euro vrasësin e gruas, Naim Murseli flet para policisë, çfarë dëshmoi

Pagoi 30 mijë euro vrasësin e gruas, Naim Murseli flet para policisë, çfarë dëshmoi

21:40 | 01/12/2023
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E rëndë, burri vret me armë zjarri bashkëshorten, zbardhen detajet e para

E rëndë, burri vret me armë zjarri bashkëshorten, zbardhen detajet e para

16:22 | 05/12/2023
Pas arrestimit të Naim Murselit, familja e tij anulon pritjet për ngushëllime për Liridonën e vrarë

Pas arrestimit të Naim Murselit, familja e tij anulon pritjet për ngushëllime për Liridonën e vrarë

21:44 | 01/12/2023




TË FUNDIT

U kap me 600 rrënjë kanabisi brenda banesës, pranga të riut shqiptar në Gjermani
Aktualitet

U kap me 600 rrënjë kanabisi brenda banesës, pranga të riut shqiptar në Gjermani

by mirseda
17:07 | 07/12/2023
0

Policia gjermane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar në Recklinghausen pasi në banesën e tij u gjetën rreth...

Përgjaket mëngjesi, X5 del nga rruga dhe vdes i riu, plagosen dy të tjerë

Aksident në Maliq, makina përplas furgonin, përfundon në kanal

17:02 | 07/12/2023
U vra sot në derë të shtëpisë, Elton Javori nipi i Demir Backës, biznesmeni u ekzekutua dy vite më parë

U vra sot në derë të shtëpisë, Elton Javori nipi i Demir Backës, biznesmeni u ekzekutua dy vite më parë

16:24 | 07/12/2023
Gara për vendet vakante, KLP përzgjedh tre prokurorët për t’iu bashkuar SPAK

Gara për vendet vakante, KLP përzgjedh tre prokurorët për t’iu bashkuar SPAK

16:06 | 07/12/2023
Kanosi kunatën me sëpatë për pronën, 55-vjeçari në Korçë procedohet në gjendje të lirë

Dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes, e pësojnë keq dy të rinj në Korçë

16:04 | 07/12/2023

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Fundjave Ndryshe
  • Media Marketing

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com