pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayettambet güncel giriştaraftarium24betasusjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvkolaybetjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişbetvakticasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişbetplaybetbeybetbey giriştambettambet girişbetgarantibetgaranti girişwbahiswbahis giriştambetnesinecasino girişnesinecasinoibizabet girişibizabetbahiscom girişbahiscomBettilt girişBettiltjojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişcasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinoromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsuperbetinpiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetsezarcasinosezarcasinosezarcasinosezarcasinomarsbahiscasinowonjojobetjojobetbettiltbahiscomsuperbetinhititbetholiganbetgrandpashabetmatbetmarsbahispusulabetmarsbahiscratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişHoliganbetdeneme bonususuperbetin girişkralbetimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetcasibom girişcasibomjojobet girişgrandpashabetjojobetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelergrandpashabetjojobetholiganbet girişgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

FOTO-VIDEO/Kryetarja e Parlamentit Nikolla, viziton Qendrën e Solidaritetit

5 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka zhvilluar një vizitë në Qendrën e Solidaritetit “Fundjavë Ndryshe”, teksa vlerësoi punën e modelin e të rinjve e të rejave vullnetare, pjesë e këtij fondacioni.

Gjatë vizitës së saj, Kryetarja e Parlamentit u prit nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, dhe nje grup vullnetarësh. Ajo u njoh me punën që kanë bërë vullnetarët e ketij fondacioni, në ndihmë të qindra familjeve shqiptare në nevoja ekstreme të varferisë, shëndetit, arsimit etj.

Po ashtu, znj. Nikolla vizitoi ambientet e Qendres së Solidaritet si sallat e takimeve, kurseve, salla digjitale e lidhjes me të gjithë territorin e Republikës, që përdoret për të marrë informacionet direkt nga terreni për familjet në nevojë, kapanonet e magazinimit, qendra shendetësore, biblioteka etj.

Gjatë takimit, Arbër Hajdari i kërkoi znj. Nikolla, që të shikojë mundësinë e heqjes së tarifave doganore e TVSH-së, për ndihmat materiale, ilaçe, pajisje që vijnë nga jashtë për llogari të fondacionit, kërkesë që u mirëkuptua dhe u premtua zgjidhje nga znj. Nikolla. Po ashtu ajo premtoi se do punojë për të vendosur ura bashkëpunimi midis Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” dhe Parlamentit të Shqipërisë.

Arbër Hajdari- Zonja kryetare, ne kemi një kërkesë të veçantë, që mendojmë se ka ardhur koha që me pak vullnet dhe angazhim politik, është një gjë që duhet bërë. Ajo ka të bëjë me një ligj të vjetër në Shqipëri, i cili i ka dhënë mundësi dy apo tre organizatave në Shqipëri, për të mirat materiale që vijnë nga jashtë nga bamirës të ndryshëm. Në Shqipëri, ne nëpërmjet një ligji, ne kemi dy dhe tre organizata që mundet që në Shqipëri, çdo gjë që dhurohet nga shqiptarët e disporës të mos paguhet doganë. Ne deri më sot paguajmë shumë para për ndihma që janë falur. Dhe nga të gjitha diskutimet që kemi bërë, pak vullnet dhe angazhim, sepse baza ligjore është. Ne jemi të gatshëm, që krahas kësaj të bëhet edhe një audit shumë i fortë, që të gjitha organizatat, që i përfitojmë aktualisht nga përjashtimi i doganës. Se shpesh raste kemi paguar doganë për mjetet e transportit, për personat me aftësi të kufizuar.

Pra, do na lehtësonte shumë që edhe ne të bënin pjesë tek këto organizata, siç janë edhe komunitetet fetare në Shqipëri, që ndihma që na vijnë nga e gjithë bota, të paktën mos paguhet doganë për to. Sepse janë gjëra që nuk janë të blera, por janë gjëra të dhuruara. Të mos ndihemi keq me donatorët jashtë vendit. Shpesh ne nuk i kemi treguar donatorëve, se nuk e kemi këtë status”.

Kryetarja Nikolla- “Do bëjmë maksimunin që ta adresojmë Arbri. Do takohemi së shpejti edhe ta diskutojmë më gjerësisht çështjen, edhe patjetër të ecim përpara me ndryshimet e duhura ligjore”.

Në përfundim të vizitës, drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, i dhuroi Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, librin e tij “Të ndryshosh botën në një fundjavë”. Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla dha vlerësimet maksinale për “Fundjavë Ndryshe”, për të gjitha nismat e ndërmarra në vite, dhe kontributin në njerëzit në nevojë. Përpos ndihmës në ushqime dhe veshmbajtje, znj. Nikolla ceku edhe ndërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti, duke u siguruar një strehëz të ngrohtë.

“Është shumë impresionuese për secilin prej nesh. Jo vetëm të entuziasmohemi për atë çfarë keni bërë, por mësojmë nga ju, sepse keni ngjizur një ndihmë shumë të pastër, shumë të bukur vullnetarizmi. Të qëndruarit pranë njerëzve në nevojë, duke servirur ide të reja, duke mos mbetur në atë ndihmën duke mbledhur donacione dhe shpërnda.

Por keni qënë kreativ, dhe kulmin besoj e keni arritur me krijimin e kësaj qendre fantastike, se është më e madhja në Ballkan. Dhe do shërbej si model edhe për vendet e tjera. Por ajo që më bën përshtypje dhe doja që të tjerë kolegë deputetë ta vizitonin, që idea që hap pas hapi ta servirnin ndihmën si një zhvillim të qëndrueshëm për këto familje. Duke u ofruar për të rinj dhe reja të arsimimit në profesione dhe zanate të caktuara.

Duke ndjekur më pas dhe punësimin e tyre. Kjo është një ide brilante, por edhe një ndihmë reale me rezultate te prekshme për të rinj dhe të reja, që ju i identifikoni që vijnë nga familje realisht në nevojë.

Puna që bëni për të mbështetur të rinjtë e talentuar, jo duke i udhëhequr por duke i dhuruar asistencën tuaj, suportin tuaj, mjediset këtu shumë moderne që ofron qëndra juaj. Kjo patjetër është një shenjë që duhet vlerësuar, që organizata juaj nuk vepron si një ishull i vetmuar, dhe do sa më shumë të fuqizohet vetë, por e sheh rritjen e vetë dhe përmes mbështetjes dhe rritjes së talenteve.

Të rinjve dhe të rejave që duan të kontribuojmë. Jam e impresionuar, mrekullisht do të thoja. E kam ndjekur aktivitetin tënd. Dhe gjithmonë të kam admiruar sa herë kam parë nismat tuaja. Ka njerëz real, fëmijë dhe qytetarë që ju shpëtohet jeta përmes atyre operacioneve të vështira, janë mbi 100 e ca, janë shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Shtëpi në kushte të vështira që ju i bëni rikontruksionin dhe i sillni në paramentra normale. Pa folur për ndihma, në ushqime dhe veshmbathje për familjet. Por kjo ide e kësaj qendre është një ide tejet novatore dhe në avangard edhe për rajonin edhe për vendet e tjera, pse jo dhe evropiane. Jeni ju të rinjtë që zhvilloni idetë hap pas hapi, duke krijuar një qendër me shumë shërbime, me shumë mundësi zhvillimi për të rinj e të reja”. /TIRANA TODAY

Tags: arber hajdarifundjave ndrysheKryetarja e KuvenditLindita Nikolla

TË LIDHURA

Aktualitet

Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

21:29 | 16/06/2026
Aktualitet

Rama publikon reagimin e UGSH: Dhuna, ana më shqetësuese e protestave

21:27 | 16/06/2026
Aktualitet

25 mijë euro të padeklaruara, sekuestrohen në Portin e Durrësit

20:52 | 16/06/2026
Next Post

Emrat/Zbardhet grabitja me dhunë ndaj biznesmenit Nazmi Çangu

Përplasja me Belind Këlliçin, Basha thërret me urgjencë në takim grupin e punës

Nuk pranonte ndarjen nga e dashura, pranga 59-vjeçarit







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

by mirseda
21:29 | 16/06/2026
0

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku për disa...

Rama publikon reagimin e UGSH: Dhuna, ana më shqetësuese e protestave

21:27 | 16/06/2026

Botërori 2026/ Franca pretendente për fitimin e trofeut, nis në ‘Metlife’ sfida kundër Senegalit

21:15 | 16/06/2026

Brazili, Neymar nis më në fund stërvitjen, ja kur pritet të jetë i disponueshëm ylli brazilian

20:54 | 16/06/2026

25 mijë euro të padeklaruara, sekuestrohen në Portin e Durrësit

20:52 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com