E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Përplasja me Belind Këlliçin, Basha thërret me urgjencë në takim grupin e punës

Kryedemokrati Basha mblodhi paraditen e sotme, grupin e punës për zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha mohoi që të ketë udhëzuar për garën në forum sepse drejtuesi aktual i saj, Belind Këlliçi, i është bashkuar foltoreve të Sali Berishës.

Shpallja e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka sjellë një përplasje mes Bashës dhe kreut aktual të FRPD-së, Belind Këlliçi, me këtë të fundit që thotë se është shkelur statuti. Zgjedhjet në këtë forum vijnë dy vite pas mbarimit të mandatit të Këlliçit. Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune, që do të mbikëqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.

“Nuk është aspak e vërtetë, kjo është sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë, nën drejtimin tim, FRPD ka zhvilluar zgjedhje, madje zgjedhje 1 anëtar 1 votë për kryetarin. Prej 2 vitesh, mandati i forumeve drejtuese dhe kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat demokratike, përsëri me parimin 1 anëtarë, 1 votë, të rinjtë dhe të reja do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke përfshirë edhe kryetarin. Kemi shumë sfida përpara, po asgjë nuk mund të pengojë PD që të zbatojë normat statutore të demokracisë dhe aq më pak interesat personale të pengojnë funksionimin e parimeve të tilla siç është 1 anëtar, 1 votë”, tha Basha.

Lexo edhe :   E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...