E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Emrat/Zbardhet grabitja me dhunë ndaj biznesmenit Nazmi Çangu

Grabitja me dhunë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu, ngjarje e ndodhur në fund të muajit tetor, tashmë është zbardhur nga ana e policisë. Policia e Krujës, në bashkëpunim me policinë e Durrësit dhe Tiranës, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës zhvilluan operacionin policor “Kasaforta”. Në kuadër të këtij aksioni është arrestuar në flagrancë Saimir Kuçi, banues në Tiranë. Po ashtu është shpallur në kërkim Artan Prenga dhe disa persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

“Ky operacion u zhvillua pas një pune hetimore dhe gjurmuese të bërë nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit në nivel vendor dhe qendror, me kontributin profesional të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, duke bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore se shtetasi Artan Prenga, në bashkëpunim me persona të tjerë, është autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 24.10.2021, në fshatin Nikël të rrethit Krujë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjurmët e lënë gjatë përleshjes me Nazmi Çangun brenda në vilë me grabitësit e tij, çuan hetuesit në zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 24 tetor 2021. Gjurmët çuan në shtëpinë e Saimir Kuçit, i cili është arrestuar dhe ndodhet në polici duke dhënë deklarimet e tij, ndërsa është shpallur në kërkim Artan Prenga, i cili dyshohet se është koka e bandës së grupit të vjedhjes.

Operacioni për kapjen e grabitëseve të biznesmenit Nazmi Çangu nisi orëve të para të mëngjesit, menjëherë pasi gjykata e Krujës lëshoi urdhër-arrestet. Të dy këto persona janë të njohur për policinë, pasi janë më precedentë penalë për vjedhje, plagosje dhe trafik droge.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...