Kuvendi miratoi në mesditë, Raportin e Komisionit për Metën. Me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme është votuar raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, ndërsa pritet votimi përfundimtar.
Në rast shkarkimi nga ana e Kuvendit, çështja do të zhvendoset te Gjykata Kushtetuese, e cila do të vendosë përfundimisht për fatin e presidentit Meta.
Seanca përmbyll sot një muaj hetim mes institucioneve për shkeljet e presidentit gjatë fushatës.
Nëse Kuvendi e shkarkon Metën, ky është precedenti i parë për Gjykatën Kushtetuese, e cila duhet të konfirmojnë ose rrëzojë vendimin e Parlamentit.