E mërkurë, 16 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

E vrau me sëpatë, dyshonte se e tradhtonte me mësuesin e fshatit

Një tradhti e mundshme me një mësues, u kthye në ‘mollë sherri’ e më pas me një bilanc tragjik, ku burri i mori jetën gruas e më pas u vetëvar në Dragostunjë. 56-vjeçari Qemal Bici masakroi me sëpatë bashkëshorten e tij, Lumturie Bici, 53-vjeçe, e më tej i dha fund jetës duke u vetëvarur në pemë pranë banesës.

Krimi makabër ndodhi pasditen e së hënës, pas rreth 30 vitesh martesë të çiftit. Sipas burimeve, autori i krimit dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte me një mësues, i cili dikur kishte punuar si drejtor shkolle në fshatin Dragostujë.

Më pas, arsimtari u transferua në një shkollë tjetër të Librazhdit, si mësues i thjeshtë. Pavarësisht transferimit, konfliktet midis çiftit nuk kishin ndalur.

Ka qenë djali i çiftit, i cili ka gjetur nënën të masakruar në shtëpi, dhe më pas babanë të  varur në pemë.

Çifti kishin 4 fëmijë dhe trupat e pajetë u gjetën nga djali 20-vjeçar, i cili ka parë prindërit e vdekur kur ka mbërritur në shtëpi, ndërsa ka lajmëruar dhe policinë. 3 fëmijët e tjerë të çiftit, jetojnë jashtë shtetit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Përfundon supersfida e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania e Lëv tronditet që në fillim të kampionatit europian. Skuadra e Didier Deshamps kaloi...

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë...

Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm. Në një deklaratë të martën,...

A mundet Basha të përjashtojë Berishën? Ja si përgjigjet Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryetari i zgjedhur Lulzim Basha, nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi...

RENEA kontrolle në terren, vë me shpatulla pas murit disa persona në lokal

Forcat RENEA dhe FNSH kanë dalë sërish në terren mbrëmjen e sotme, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim,...