Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kurti dhe Vuçiç zbusin retorikën për dialogun, ‘kokë më kokë’ më 15 qershor

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kurti dhe Vuçiç zbusin retorikën për dialogun, ‘kokë më kokë’ më 15 qershor

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë të martën, më 15 qershor, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Do të jetë ky takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Procesi i bisedimeve ka ngecur vjeshtën e vitit të kaluar, kur pala serbe ka hapur çështjen e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Përpara konfirmimit të datës për rinisjen e procesit, zyrtarët e të dyja palëve kanë vazhduar me deklarata kontradiktore në lidhje me këtë Asociacion.

Kurti ka thënë se nuk mund të formohet asnjë asociacion njëetnik, ndërsa Vuçiq ka thënë se Kurti nuk ka nevojë të shkojë në Bruksel, nëse nuk dëshiron të bisedojë për formimin e Asociacionit.

Kurti, në disa raste, ka thënë se takimi i tij me Vuçiqin, në kontekst të dialogut, nuk do të jetë vazhdim i dialogut, por “fillim i procesit të ri”.

Megjithatë, BE-ja këmbëngul se gjatë procesit të dialogut do të flitet për të gjitha çështjet që janë hapur më herët.

“Të gjitha çështjet që janë diskutuar deri më tani dhe që do të diskutohen në të ardhmen brenda këtij dialogu të vazhdueshëm, janë thelbësore për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano javën e kaluar.

Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe shtetet e tij anëtare presin angazhim të vazhdueshëm nga të dyja palët për përfshirje në këtë dialog dhe për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara.

“Kjo do të thotë që gjithçka që është rënë dakord, duhet të zbatohet”, ka thënë Stano.

Me një marrëveshje të vitit 2013, të nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, është paraparë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në vitin 2015, dy vendet, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës. /REL

Tags: kosovekurtiserbiVucic

TË LIDHURA

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Next Post
Inter/ Heroi i tripletës sot 37 vjeç, Morattit ia rekomandoi një banakier

Inter/ Heroi i tripletës sot 37 vjeç, Morattit ia rekomandoi një banakier

Deputeti i “kaçurrelave” flet për Metën: Gjahu ju erdhi në pritë

Deputeti i "kaçurrelave" flet për Metën: Gjahu ju erdhi në pritë

Kuvendi miraton raportin për shkarkimin e presidentit Meta

Kuvendi miraton raportin për shkarkimin e presidentit Meta







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com