Deputeti i opozitës, Kostaq Papa, në fjalën e marrë në Kuvend tha se gjahu i sotëm politik është presidenti Ilir Meta. Deputeti i cili mori famë të jashtëzakonshme me fjalimin e tij në Parlament, ku në rininë e tij kishte kaçurrela qeraste femrat me whisky, u tregua mjaft kritik ndaj klasës politike. Për të, kjo klasë politike të cilën e konsideroi të papërgjegjshme, mban peng popullin.
“Sot duhet të diskutonim për përparimin e çështjeve të përparimit të vendit, por kemi ngelur në vend. Babëzia e çdo gjëje na ka lënë deri këtu. Gjahu juaj i sotëm politik ju erdhi në pritë. Herë e shihni si gjahtar dhe herë si opozitar. Klasa politike lëviz disa gurë shau. Këtë e tregoi dhe hetimi i tanishëm. Ju dhe ata gabuat duke dobësuar elemente të sigurisë kombëtare. Kjo klasë e papërgjegjshme mban peng popullin në atdhe, por mban peng dhe diasporën. Ka harruar Çamërinë. Shqipëria është vënë në sprovë”, tha Kostaq Papa.