Emisioni “Për’puthen” nisi dje me një sherr mes Melisës dhe Fatjonit, ndërsa ky i fundit pretendon se ka fakte shumë të forta që do trondisin konkurrentët dhe ndjekësit. Sipas Fatjonit, Melisa ka marrëdhënie me dikë jashtë.
Por ajo i mohoi akuzat, ndërsa Fatjoni u përgjigj se ka prova, por duke këmbëngulur të mos japi të tjera detaje. Në këtë përplasje, të dy palët ngritën zërin.
Debati
Melisa: Ajo çka është folur, ndoshta nuk e shpreh dot banalisht, por ka hipoteza që unë po kryej marrëdhënie seksuale me një person tjetër. As këtë nuk ma ka konfirmuar se kush, dhe që këtu bëj si e dashuruar. Më la të kuptoj që kam një marrëdhënie seksuale me një person tjetër.
Fatjoni: Kam fakte.
Bora: Çfarë faktesh?
Fatjoni: Nuk kam çfarë them asgjë. Ka një marrëdhënie tjetër. Bazohem tek ato që kam folur me Melisën.
Melisa: Nuk janë akuza të vërteta.
Fatjoni: Kjo është e vërteta, të lutem mos më jep më presion, nuk flas asnjë fjalë tjetër. Ta thotë çfarë kemi folur.
Melisa: Çfarë kam thënë, kur të kam bërë si e dashuruar?
Fatjoni: Çfarë ke thënë për miratimin?
Melisa: Këto lojëra bën gjithmonë.
Melisa: Fatjoni mendon se unë kam marrëdhënie seksuale me dikë jashtë. Këtë kemi folur në telefon.