Parashikimet e frikshme për vitin 2021

Me siguri që 2020-a nuk ka qenë një vit i mirë. Në fakt, ka qenë një katastrofë. Por asgjë nuk do të ndryshojë si me magji që në janarin e këtij viti.

Ndoshta gjërat do të vazhdojnë të jenë të vështira edhe për ca kohë. Ose, nëse do të besohen disa profeci të famshme, 2021-i rezervon disa skenarë edhe më zymtë se ato që pamë vitin e shkuar.

Shumë çifte të famshëm do të ndahen

Profeti i vetëshpallur Nikolas Aujula, u bë i famshëm kur parashikoi pandeminë aktuale të koronavirusit, 2 vite para se ai të shfaqej. Tani ai pretendon se ka pasur vizione psikike të problemeve të mëdha në çift të vip-ave të ndryshëm, nga aktorët Tom Kruiz dhe Natali Portman deri tek Kim Kardashian dhe familja mbretërore britanike.

Këtë vit do të shkatërrohet shteti i Kalifornisë në SHBA

Një nga vargjet e Nostradamusit të shkruara në vitin e largët 1555, thuhet se i referohet shkatërrimit të pjesës së Bregut Perëndimor të SHBA-së. Ndërsa është e vërtetë se Kalifornia ndodhet mbi 2 pllaka tektonike që përplasen shpesh me njëra tjetrën, përfundimi logjik është se fatkeqësia do vijë nga një tërmet i madh. Nostradamusi nuk jep një datë të saktë. Por referencat astrologjike në tekstin e tij, thonë se bëhet fjalë për 25 nëntorin e vitit 2021.

Trump do të shurdhohet nga veshët, Putinit do t’i bëjnë atentat

Mistikja e verbër bullgare e njohur zakonisht si Baba Vanga, pati mjaft për të thënë edhe për vitin e ri që sapo ka hyrë. Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, dhe presidenti rus Vladimir Putin, që do të kenë këtë vit shumë telashe. Putini do të përballet me një atentat të mbetur në tentativë, me shumë gjasa nga një armik brenda Kremlinit. Ndërsa Trump do të goditet nga një sëmundje misterioze, që do ta lërë atë të shurdhër.

Katastrofa të mëdha natyrore

Nostradamus dhe Baba Vanga, kanë bërë parashikime të zymta mbi motin për vitin që sapo ka hyrë. Së bashku me tërmetet, parashikuesi francez na thotë të përgatitemi për përmbytje të mëdha dhe stuhi diellore. Edhe Baba Vanga, mendon se do të përjetojmë katastrofa të rënda të lidhura me motin gjatë gjithë vitit 2021.

Rënia e Evropës

Një nga parashikimet e mëparshme të sakta të Baba Vangas, përfshinte rritjen e ekstremizmit islamik. Sipas saj, gjërat do të arrijnë kulmin këtë vit, kur popullata arabe do të pushtojë kontinentin e Evropës. Edhe Nostrodamus sugjeron në profecitë e tij, se viti 2021 do të sjellë shkatërrimin e Evropës.

Përplasja e një asteroidi

Njeriu që bëri parashikimin ishte sërish Nostrodamusi. Por sërish nuk është e qartë nëse trupi qiellor do të godasë apo jo tokën. Në fakt NASA, po survejon aktualisht një meteor të madh të quajtur 2009 KF1. Analiza aktuale e trajektores, thotë se nuk janë të pakta shanset që kometa të përplaset me planetin tonë më 6 maj 2021.

Uri më përmasa Biblike

Nostrodamus parashikoi që bashkë me sprovat e mësipërme, ne mund të përballemi me një uri të përmasave biblike. Dhe vetë Bibla në librin e Zbulesës, pohon të njëjtën gjë. Është e lehtë të qeshësh me këto parashikime apokaliptike. Por ato janë vërtetuar shumë herë, dhe sigurisht që kjo do të vazhdojë. Efektet shkatërruese të ndryshimit të klimës, mund ta bëjnë të mundur këtë skenar.

Rikthimi i Mesias

Një interpretim i një profecie të fshehur brenda shkrimeve të Testamentit të Vjetër, thotë se këtë vit do të vijë në Tokë Mesia. Rabini Galzerson pretendon se fundi i ditëve nisi në vitin 2016, dhe do të kulmojë në vitin 2021, me Ardhjen e Dytë të Krishtit.

Apokalips me zombi

Nëse një interpretim i shkrimeve të Nostrodamusit do të ndodhë, atëherë së shpejti do të përjetojmë një episod të filmit “The Walking Dead” (Të vdekurit e gjallë). Fatmirësisht, nëse ndodh një vërshim i tillë zombish, ne kemi një mbështetje teknologjike. Aplikacioni “Survival Manual”, është një mjet i shkëlqyer për të qëndruar gjallë në situata të vështira.

Burimi i lajmit: https://listverse.com/2021/01/01/top-10-dire-predictions-for-2021/

Përshtatur nga TIRANA TODAY